Probleme me titujt e pronësisë – KLSH: TAP i janë shitur 18 parcela vetëm me firmën e kryeplakut

Premte, 24 August 2018 12:42

Problemet e shumta me pasuritë e paluajtshme vijojnë të përbëjnë një pengese konkrete për investimet e huaja në vend. As një projekt aq i rëndësishëm si Gazsjellësi Trans Adriatik nuk ka arritur t’i shpëtojë këtyre problemeve. Nga një auditim i kryer në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Fierit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se TAP-it i janë shitur 18 parcela toke me sipërfaqe 27200 m2 gjithsej, me certifikata të parregullta pronësie. Parcelat në fjalë janë regjistruar në hipoteka në bazë të aktit të marrjes së tokës në pronësi, por asnjë prej tyre nuk është e rregullt.

“AMTP-të nuk plotësonin elementët e formës dhe përmbajtjes, sepse nuk ishin sipas formularëve të miratuara, nuk ishin plotësuar kolonat mbi kufizimet e pasurive, mungonte nënshkrimi i kryetarit të komisionit të tokës në fshat, madje dhe anëtarëve të komisionit. AMTP pasqyrohen vetëm me firmën dhe vulën e kryeplakut i cili nuk ka tagër për ndarjen e tokës dhe zëvendësimin e komisionit të tokës”, thekson në raportin e auditimit Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në raport KLSH i kërkon Hipotekës Fier të ngrejë një grup pune për evidentimin e shkeljeve, dhe përfitimeve të paligjshme, por duke theksuar se kjo duhet bërë pa penguar për asnjë çast punën e TAP.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Më shumë se 400 familje janë lënë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm në Lezhë. Shkak për këtë janë bërë dy transformatorë, të cilët  kanë marrë flakë në fshatrat...

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Globi

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte...

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat...