Veliajt i ikën truri: Teatri Kombëtar, stallë kuajsh e kazermë fashiste

Diel, 02 September 2018 18:08

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, e ka quajtur Teatrin Kombëtar një stallë kuajsh e kazermë fashiste. Në përpjekjen e tij për të zhvlerësuar sa më shumë godinën e dy teatrove, atij Kombëtar dhe atij Eksperimental, të cilat kërkon t’i prishë për t’i dhuruar tokën publike kompanisë private “Fusha”, që do ndërtojë aty disa kulla, Veliaj është përfshirë në debat me një komentues.

Ky i fundit i shkruan Veliajt se qytetet që sot kanë më shumë turistë e kanë ruajtur të shkuarën e tyre ndërsa Veliaj i përgjigjet duke i thënë se teatri është një stallë kuajsh e kazermë fashiste. Më tej komentuesi i sjell të tjerë shembuj kryebashkiakut, që devijon nga debati.

Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar u miratua vetëm me votat e mazhorancës në seancën e fundit plenare, por u kthye mbrapsht nga presidenti Meta për mangësi të shumta.

Ai është futur në kalendarin e Kuvendit në seancën e parë, atë të së hënës, ku mazhoranca pritet të votojë sërish pro prishjes. Prishja e Teatrit Kombëtar është kundërshtuar prej muajsh nga qytetarë, artistë e opozita që janë kundër prishjes së godinës dhe faljes së tokës publike. /Hashtag.al.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Lifestyle

Studimi: Nëse postoni foto me këtë ngjyrë, merrni më shumë like

Kur Followersat tuaj  janë duke kaluar nëpër postimet tuaja në Instagram, keni vetëm një sekondë, nëse jeni me fat, të kapni vëmendjen e tyre. Por kërkimet tregojnë se ngjyrat në...

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Aktualitet

Aksidenti me nxënësit në Qafë Thanë, si e shmangu shoferi i autobusit tragjedinë

Për pak sa nuk përfundoi në tragjedi aksidenti i sotëm në Qafë Thanë me autobusin ku udhëtonin rreth 20 nxënës nga rrethi i Fierit. Për të shmangur rënien në humnerë...

Theresa May nuk tërhiqet nga mbështetja për marrëveshjen për Brexit-in

Globi

Theresa May nuk tërhiqet nga mbështetja për marrëveshjen për Brexit-in

Kryeministrja britanike Theresa May i doli në mbrojtje projekt-marrëveshjes së saj të debatueshme për çështjen Brexit, duke i bërë thirrje publikut britanik ta mbështesë atë. Kritikët brenda partisë, të cilët ankohen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!