Një tjetër gazetar kërcënohet, habit shefi i Komisariatit: Jam me leje, të fala

Hënë, 03 September 2018 12:28

Një gazetar tjetër u kërcënua me jetë sot në krye të detyrës gjatë raportimit të një ngjarjeje kriminale në qytetin e Laçit. Gazetari Julian Shota nuk u lejua të filmonte skenën e shpërthimit të tritolit në lokalin e Llesh Burakut, pasi vetë ky i fundit, që edhe pse pësoi mjaf dëme materiale në pronën e tij, nuk e lejoi të filmonte por arriti derisa i vuri pistoletën në kokë.

E gjithë kjo ndodhi në kushtet kur gazetari kishte arritur më shpejt se policia në vendin e ngjarjes.

U desh ndërhyrja e të afërmeve të pronarit gjaknxehtë që të qetësohej situata, që ta shpëtonin gazetarin. Por kërcënimi nuk ka mbaruar me aq, pasi Buraku u ka kërkuar të gjithë gazetarëve të pranishëm të dorëzonin celularët me të cilët kishin filmuar!

Dhe, si për t’i vendosur kapakun kësaj situate, ku tek "i forti" i Laçit nuk kishte mbërritur asnjë këmbë polici për verifikim, iu dërgua një mesazh shefit të Komisariatit të Laçit, Erdi Rreçakut.

“Jam me leje. Të fala”, ishte përgjigja indiferente e shefit Rreçaku për kërcënimin e gazetarit, që ndodhi ende pa u mbushur java nga kërcënimi po me jetë i familjes së gazetares Klodiana Lala.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Globi

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Nje skene aspak e denje eshte shenuar ne parlamenin e Sri Lankes, kur ne mes te punimeve ka plasur grushti dhe deputetet jane rrahur keq mes tyre. Se paku, njeri...

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Aktualitet

Fillojnë reshtje e para në Shqipëri, ja në cilin qytet

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës. Prej dy orësh kanë nisur reshjet e para në këtë qytet, ndërsa deri tani nuk raportohet për bllokim rrugësh. Kjo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!