Pas ngjarjeve në Chemnitz - Koncert kundër racizmit

Hënë, 03 September 2018 15:24

Pas trazirave dhe demonstratave në Chemnitz, kultura në Gjermani po angazhohet kundër racizmit. Në qytetin sakson këngëtarët dalin në një koncert, ku priten mijëra vetë, nën moton "Ne jemi më shumë".

Këtë të hënë, (03.09) grupe të njohura muzikantësh gjermanë duan të dërgojnë një sinjal kundër racizmit, urrejtjes kundër të huajve dhe dhunës. Nën moton "Ne jemi më shumë" ata dalin në një koncert gratis, ku priten dhjetëra mijëra spektatorë. Edhe politikanë të njohur si kreu i grupit parlamentar të të Gjelbërve, Anton Hofreiter do të marrin pjesë aty. Në Facebook iniciatorët kanë kërkuar solidaritet me të huajt që u sulmuan së fundmi në Chemnitz.

Prej ditësh në këtë qytet sakson ka demonstrata të forcave djathtiste, neonazistëve, dhe kundërprotesta. Shkak u bë vdekja e një 35 vjeçari gjermano-kubanez, para më shumë se një jave gjatë një feste në këtë qytet. Si të dyshuar janë arrestuar një irakian dhe një sirian.

Të shtunën u zhvilluan demonstrata, ku përballë 8000 personave të orientuar nga e djathta qëndruan 3000 kundërshtarë të tyre. Mes tyre ka pasur përplasje, 18 vetë u plagosën, tre policë. 1800 nëpunës policie ruanin rendin në Chemnitz, mbështetje erdhi edhe nga landet e tjera gjermane.
Duhet të mbikqyret AfD?

AfD zhvilloi po ashtu në fundjavë një marshim të heshtjes si shenjë proteste për ngjarjen në Chemnitz, ku mori pjesë edhe lëvizja antiislamike dhe armiqësore ndaj të huajve, Pegida. Ky marshim i AfD-së krah Pegidas ka ndezur debatin për kalimin edhe më djathtas të AfD-së.

Aktualisht po diskutohet nga politikanë të ndryshëm kërkesa për mbikqyrjen e AfD-së nga Mbrojtja Kushtetuese e Gjermanisë. Por ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer nuk sheh aktualisht bazën për një mbikqyrje të përgjithshme të kësaj partie. Ndërsa zëvendëskryeministri i landit të Saksonisë dhe ministër i Ekonomisë, Martin Dulig, (SPD) i tha gazetës "Welt" se me marshin e pikëllimit kjo parti ekstremiste e djathtë synon të bëjë "ideologji dhe propagandë."

Minitri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje për më shumë angazhim kundër racizmit. Gazetës "Bild am Sonntag" ai i tha se "në shoqërinë tonë është përhapur një rehati për fat të keq që duhet ta tejkalojmë. Duhet të ngrihemi njëherë edhe nga divanët dhe ta hapim gojën." Edhe kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer (CDU) shprehu dëshirën që qytetarët të bëjnë më të qartë rezistencën e tyre kundër pozicioneve radikale të djathta.

 

la/(dpa, epd, afp)

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nuk e pranoi si të dashurin e vajzës dhe e goditi me thikë, vdes 38-vjeçari

Politikë

Nuk e pranoi si të dashurin e vajzës dhe e goditi me thikë, vdes 38-vjeçari

Shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës pasi u plagos dje në zonën e Unazës së Re. Gjatë ditës së djeshme Rezmi Caushaj plagosi me thikë...

OKB ngre alarmin: 200 mijë shqiptarë janë pa bukë

Aktualitet

OKB ngre alarmin: 200 mijë shqiptarë janë pa bukë

Raporti i publikuar së fundmi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, agjencia për ushqim dhe agro-bujqësi, që i referohet gjendjes së ushqimit nëpër botë për 2018, nxjerr në pah të...

Foto/ Aktorja e njohur rrihet barbarisht nga i dashuri

Show-biz

Foto/ Aktorja e njohur rrihet barbarisht nga i dashuri

Aktorja e famshme kolumbiane Eileen Moreno është rrahur brutalisht nga i dashuri i saj Alejandro Garcia, me të cilin bashkëjetonte në Meksikë. Moreno ka shfaqur pamjet e dhunës tronditëse, për të...