Gati revolta, 13 mijë lekë për të kaluar në Rrugën e Kombit

Hënë, 03 September 2018 22:29

Mediat kanë nisur nga sot reklamën në të cilën thuhet se nga 17 Shtatori Shtatori do të nisë kalimi me pagesë i qyterarëve në këtë rrugë të ndërtuar me paratë e takspaguesve dhe në kundërshtim me të gjithë ligjet, pasi taksa paguhet një herë në taksën e rrugës për çdo përdorues makine.
Por ajo që është akoma më e çuditshme është se Rama ka rritur edhe më shumë taksën duke e vendosur atë 13 mijë lekë për një kalim vajtje-ardhje për banorët e Veriut si dhe për ata të Kosovës.
Qytetarët e Kukësit, por dhe ata të Veriut të vendit si dhe të Kosovës kanë kundërshtuar taksën e vendosur nga Rama që do të ndahet mes tij dhe koncesionarit. Ata kanë paralajmëruar protesta të reja dhe kanë bërë thirrje për bashkim qytetar në atë segment të Rrugës së Kombit ku është vendosur edhe barriera.
Protesta e parë kundër vendosjes së taksës së Ramës në Maj çoi në djegien e të gjithë pikës së ngritur për vjeljen e parave të qytetarëve, ndërsa qeveria u hakmorr duke arrestuar qytetarë të ndryshëm. Rama në atë kohë kërkoi ndjesë për vendosjen e taksës pa pyetur qytetarët, por skema e re e taksës së Rrugës së Kombit nuk sjell thuajse ansjë lehtësim për qytetarët e veriut të vendit si dhe për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Nga Rruga e bashkimit të Kombit, Rama e ka shndërruar në rrugën e ndarjes së kombit. Ajo vendos barrierë mes Veriut dhe pjesës tjetër të vendit si dhe në lëvizjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo është taksa e ndarjes dhe e urrejtjes së Ramës ndaj shqiptarëve, e cila do të duhet të marrë një përgjigje të fortë nga revolta qytetare.
Grupi ndërministror qeveritar dhe kompania koncesionare e rrugës Milot-Morinë kanë përmbyllur procesin e negociatave, duke dalë me një formulë konkrete për tarifimin e banorëve të qarkut të Kukësit, autobusëve të linjës dhe përdoruesve të shpeshtë. Burimet nga grupi negociator bëjnë të ditur se të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun e Kukësit do të paguajnë një tarifë prej 100 lekë me TVSH për një kalim. Përdoruesit e qarkut të Kukësit do të parablejnë përmes ‘Telepass’, në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime në muaj me këtë tarifë të reduktuar. Parapagimi do të bëhet në çdo fillim muaji dhe në rast se nuk paguhen kesh 88 mijë lekë për 44 kalime, atëhere ajo nuk do të ketë asnjë vlerë dhe qytetarët e Kukësit do të paguajnë si të gjithë qytetarët e tjerë 13 mijë lekë për një kalim vajtje-ardhje.
Kjo pagesë u kundërshtua nga banorët për të cilët në kontratën e koncesionit parashikohej që të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë. Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë. Pavarësisht këtyre lehtësirave, banorët e Kukësit dhe drejtuesit vendorë kanë kërkuar që pagesa për ta të jetë 0 lekë.
Qytetarët kanë paralajmëruar revoltë të fortë kundër kësaj takes të re të paligjshme ku qytetarët duhet të pagujanë për xhepat e Ramës taksë për të kaluar në Rrugën e Kombit.

Modifikuar më Hënë, 03 September 2018 22:30

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Aktualitet

23 të arrestuar për trafik droge, ka edhe shqiptarë

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 23 persona, 10 grekë dhe 13 të huaj, mes tyre shumica shqiptarë. Rrjeti vepronte në Zakynthos...

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Globi

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku...

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Aktualitet

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet. Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer për JOQ.al dramën e saj, teksa shoku...