ING, gjobë për pastrimin e parave – Banka holandeze do paguajë $900 mln, për kontrollet e dobëta

Tuesday, 04 September 2018 16:11

Banka holandeze ING do të paguajë një gjobë prej 775 milionë euro, prej akuzave se kontrollet financiare janë dobëta dhe mundësojnë pastrimin e parave nga klientët. Hetimi përfshin periudhën nga viti 2010 në 2016-ën. ING është banka e tretë në Europë që akuzohet për pastrimin e parave këtë vit, ndërkohë që banka daneze Dankse Bank, përballet me hetime që lidhen me dështimin e huadhënësit në Letoni, ABLV.

Prokurorët deklaruan se kanë nisur hetimin në vitin 2016, pasi zbuluan shkeljet e bankës. Ata zbuluan se ING ka shkelur ligjin holandez për parandalimin e pastrimit të parasë dhe terrorizmit financiar prej vitesh, duke mos verifikuar saktësisht përfituesit e llogarive të klientëve dhe duke mos identifikuar transaksionet e pazakonta me këto.

Hetimi vuri në dukje disa shembuj specifik ku llogaritë e ING ishin përdorur për motive kriminale. Ndër këto përfshiheshin ryshfetet e dhëna nga kompania e telekomunikacionit VEON, në Uzbekistan. Kjo e fundit u gjobit nga autoritetet në SHBA dhe Holandë me 835 milionë dollarë në vitin 2016. Aksionet e huadhënësit ranë me 2.2% në 11.43 euro në sesionin tregtar të Amsterdamit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...