Shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pasiguria, të rinjtë po zgjedhin të braktisin shkollën

Tuesday, 04 September 2018 19:12

Nga Alfrida Marku – Dedgjonaj

Mbyllen shkollat se s’ka nxënës: nga varfëria dhe pasiguria, shqiptarët po largohen ose të rinjtë po zgjedhin të braktisin shkollën......

Nga informacionet paraprake, që priten të bëhen me dije nga Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhë, vetëm në Bashkinë Lezhë (10 Njësitë administrative), do të mbyllen 7 shkolla. Për shkak te numrit të ulët të nxënësve, do të mbyllen shkollat fillore në Gocaj, Fishtē, Krajen, Dragushë, Kodhel e Mërqi si dhe shkolla 9-vjeçare në Gramsh.

Në mënyrë absolute, klasat kolektive do të përbënin degradim të sistemit arsimor e nga ana tjetër kostoja e mirëmbajtjes së këtyre shkollave do të ishte ngarkesë jo efektive për Bashkinë, në raport me numrin e përfituesve. DAR nuk mund dhe nuk duhet të mbështesë kauzën tek klasat kolektive. Absolutisht jo.

Elementët e mësipërm, janë thjesht një reagim normal institucional ndaj një shkaku që përbën një gjendje jo normale sociale në vendin tonë, madje tragjike.

Sipas Institutit të Statistikave(INSTAT), në vendin tonë:

-nga arsimi 9 vjeçar, janë larguar 57,403 nxënës.

- nga arsimi mesëm janë larguar 31,875 nxën​ës.

- nga arsimi i lartë janë larguar 44,425 studentë.

Në krahasim me vitin 2013 e deri më sot, rreth 133 mijë nxënës ose 1 në 6 nxënës kanë braktisur shkollat!

Vështirësimi i kushteve ekonomike, akoma më tepër për shkak të rritjes së papunësisë dhe çmimeve njëkohësisht, pasiguria në vend deri edhe të mungesa e garancisë për jetën, po detyrojnë familjet shqiptare të largohen nga Shqipëria e akoma më keq, shumë prej tyre të zgjedhin të largojnë fëmijët nga shkolla, ndonëse vazhdojnë të jetojnë këtu.

E thënë ndryshe, në këto 4 vite shkollore, ku në prag të të pestit shifrat do të shtohen, 133 mijë nxënës më pak, reflektojnë në: 133 mijë fëmijë e të rinj të larguar nga Shqipëria ose 133 mijë të rinj të pa arsimuar ose 133 mijë të rinj që përbëjnë një potencial për të konsumuar vepra penale të ndryshme, kryesisht ndër ato vepra penale që lidhen edhe me prodhimin, shitjen apo trafikimin e lëndëve narkotike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Aktualitet

Deputeti demokrat kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak: Mos lejoni ndërtimin e HEC-eve

Deputeti demokrat i Shkodrës Romeo Gurakuqi i ka bërë një kërkesë publike anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të mos lejojnë ndërtimin e dy HEC-eve në Malësinë e Madhe. HEC-et, me...

Bleona Qereti publikon foto pa make up, s’do ta besoni si duket

Show-biz

Bleona Qereti publikon foto pa make up, s’do ta besoni si duket

Këngëtarja Bleona Qereti është nga ato personazhe të showbizit që gjithmonë diskutohet për paraqitjet e saj në publik. Së fundmi ajo u kthye në Shqipëri, për të qenë e pranishme...

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

Globi

Shqipëria kërkon një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës

Shqipëria synon të zërë një nga vendet si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombëve të Bashkuara. Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm shqiptar...