Artistët vijojnë qëndresën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, mesazhet për Ramën

Tuesday, 04 September 2018 20:26

Vijon qëndresa heroike e artistëve në mbrojtje të tempullit të tyre, ndërtesës së Teatrit Kombëtar, të cilën Rama kërkon ta shembë për të përfituar qindra milionë euro.

Kryetari i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Alert Çeloaliaj lëxoi një deklaratë ku përmendi disa pika ndër të cilat shkarkimin e drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli dhe rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.

Regjisori Kastriot Çipi ka ironizuar kryeministrin Rama duke i kërkuar t’ua lërë në përdorim dy teatrot artistëve për të dhënë shfaqje, meqë ato rrezikojnë të prishen.

“Meqë qeveria mendon se Turbina është më e mirë se Teatri Kombëtar, i kërkojmë qeverisë që të na i lërë në përdorim dy sallat, Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental për të dhënë shfaqje për publikun pa pasur frikë se mund të shembet”, ka thënë regjisori Kastriot ÇipiRegjisori Edmond Budina u ka kërkuar artistëve të tjerë që marrin pjesë ne festivalin e teatrove në Korçë që të ngrenë zërin kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

“Kolegët që janë në Korçë të ngrenë zërin. Në Venecia, Itali, ruajnë ende dy kolibe ku dikur ka gjuajtur Ernest Heminguej dhe i ruajnë me fanatizëm, kurse këtu kërkojnë të prishin dy teatro”, tha Budina.

Modifikuar më Tuesday, 04 September 2018 20:29

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...