Gazetarit i rrezikohet jeta, reagon deputetja demokrate

Tuesday, 04 September 2018 20:30

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, Albana Vokshi ka reaguar në një status në faqen e saj në Facebook pas kërcënimit të gazetarit të Report Tv në Fushë Krujë, Julian Shota dhe lirimit të agresorit nga policia.

Statusi i Vokshit

Julian Shota, korrespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç. Pronari i lokalit i vuri pistoletën në kokë, i filmoi makinën dhe e kërcënoi Julianin bashkë me babain e tij, kameraman.

Kjo ngjarje, e cila vjen menjëherë pas breshërisë me plumba në mes të natës, në muret e shtëpisë së familjes së Klodiana Lalës, dëshmon që liria e medias dhe jeta e gazetarëve në Shqiperi është çdo ditë e më shumë e kërcënuar.

Pas lumit të fyerjeve, shantazheve, poshtërimeve të Kryeministrit Rama ndaj gazetarëve dhe mediave, që ai i quante “kazan”, gazetarët janë shënjestruar, jo vetëm nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin, por nga çdokush që bën pazare me pushtetin dhe Edin. Por, si në një marrëveshje të heshtur, asnjë institucion e askush nuk ka reaguar për gazetarin Shota.

Nga ajo çka raportohet, policia nuk i ka ardhur në ndihmë menjëherë gazetarit, ndërkohë që me urdhër të prokurorisë agresori është i lirë, duke rrezikuar jetën e gazetarit dhe familjes së tij, si dhe duke dhënë një tjetër provë tronditëse të kriminalizimit të të gjitha strukturave ligjzbatuese në vend.

Në emër të Partisë Demokratike dhe si Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, shpreh shqetësimin e madh për sjelljen e Policisë dhe Prokurorisë, të cilat nuk duhet të bëhet vegël e krimit pasi mosreagimi i duhur, mbrojtja e kërcënuesve, jo vetëm sjell mbulimin e të vërtetës e shtrembërimin e realitetit, por lë terren që ngjarje të tilla të përsëriten.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!