31-vjeçari pakistanez përdhunon një të mitur shqiptar

E mërkurë, 05 September 2018 09:10

Policia greke ka arrestuar një 31-vjeçar pakistanez pasi akuzohet se ka përdhunuar një 14-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ku nëna e shqiptarit ia kishte besuar në punë djalin e saj 31 vjeçarit.

Siç raportojnë mediat helene, gruaja jetonte në Megara, një qytet historik në zonën e Atikës. Ajo e dinte që 31-vjeçari pakistanez punonte në një biznes që punësonte të huaj dhe i kërkoi atij që të merrte edhe djalin e saj 14-vjeçar për të bërë punë sezonale.

Por në të gdhirë të së premtes që shkoi, i mituri i tha të ëmës që pakistanezi e kishte përdhunuar në shtëpinë ku ata jetonin.

Menjëherë nëna shkoi në Korint ku bëri edhe denoncimin. Si pjesë e hetimeve, fëmija iu nënshtrua edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor, i cili arriti në përfundimin se fëmija kishte shenja përdhunimi.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse i akuzuari ka qenë apo jo më parë i përfshirë, por gjithashtu nëse persona të tjerë të punësuar në këtë biznes janë të ligjshëm dhe në çfarë kushtesh punojnë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

Globi

Kreu i opozitës ruse mbetet në burg

U lirua nga burgu, por lirinë nuk mundi ta gëzonte më shumë se disa minuta. Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u burgos menjëherë pasi u lirua nga burgu ku...

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Aktualitet

“E konsideroja si vëlla, derisa më përdhunoi për 12 ditë” Rrëfimi rrëqethës i shqiptares

Miqësia është e shenjtë dhe e shtrenjtë, por jo në të gjitha rastet. Një vajzë nga Lezha, por prej kohësh banuese në Tiranë, ka rrëfyer për JOQ.al dramën e saj, teksa shoku...

Një vullkani i rrezikshëm kërcënon Europën

Globi

Një vullkani i rrezikshëm kërcënon Europën

Një vullkan i konsideruar si “tejet i rrezikshëm”, mund të shpërthejë nga momenti në moment. Sipas shkencëtarëve, vullkani Katla, që ndodhet në Islandë, po shfaq shenja të dukshme që tregojnë...