Bashkia Kamëz gati të nis punimet për rrugën 2.5 km përreth liqenit të Paskuqanit

E mërkurë, 05 September 2018 10:20

Rruga “Mustafa Lita” në Babrru, 2.5 km e gjatë, një investim me ndikim të jashtëzakonshëm për banorët e zonës

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore është prioritet i bashkisë Kamëz. Gjatë vitit 2018 janë në proces realizimi mbi 80 projekte në infrastrukturë (mbi 20 në Paskuqan) të cilat janë prokuruar, lidhur kontratat me firmat fituese, në disa prej këtyre investimeve vazhdon puna me intensitet dhe në një pjesë e tyre punimet do të nisin në ditët në vijim. Jo vetëm gjatë këtij viti, por dhe vitin e kaluar si dhe vitet paraardhës, bashkia Kamëz nën drejtimin e suksesshëm të kryebashkiakut Xhelal Mziu ka pasur prioritet absolut përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe prej vitit 2015 i njëjti prioritet për të mos thënë dhe më i madh ka qenë në Paskuqan ku në vitin 2017 pjesa më e madhe e buxhetit shkoi për Njësinë Administrative Paskuqan.

Krahas 20 investimeve që po kryhen këtë vit në Paskuqan, një prej tyre mjaft i rëndësishëm dhe i konsiderueshëm është edhe rruga “Mustafa Lita që përshkon të gjithë liqenin e Paskuqanit.
Impakti i investimit në rrugën “Mustafa Lita” do të jetë i jashtëzakonshëm për banorët e zonës. Kjo, për shkak se lidh në mënyrë organike lagjet e Njësisë Administrative Paskuqan me lagjen Bulçesh dhe duke rivitalizuar gjithë zonën që përfshin ky investim. Ndërtimi i rrugës “Mustafa Lita” është një nga projektet më të rëndësishme të Bashkisë Kamëz për vitin 2018, një investim prej të cilit përfitojnë më shumë se 2500 familje që banojnë përgjatë gjithë segmentit, një shifër kjo që tregon vëmendjen që institucioni i Bashkisë i kryen shërbimet dhe investimet me një studim mjaft të qartë urban. Deri më tani kjo rrugë ka qenë jashtë kushteve të lëvizjes e komunikimit, qoftë për mjetet ashtu edhe për qytetarët e kësaj zone. Projekti i kësaj rruge kap gjatësinë prej 2420 metrash linearë dhe një gjerësi prej 8 metrash, duke përfshirë të gjithë parametrat e një rruge me standarde bashkëkohore. Sigurisht që investimi do të krijojë mjaft lehtësi dhe përfitime, qoftë për ushtrimin e aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, por krijohet një mundësi e re për çeljen e bizneseve të reja duke pasur njëkohësisht edhe ndikim të drejtpërdrejtë në çeljen e vendeve të reja të punës. Projekti do të financohet nga të ardhurat e Bashkisë Kamëz, të cilat kanë ardhur nga vitit në vit në rritje falë mirëmenaxhimit të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Aktualitet

Kush është shqiptari që u vra mbrëmë në Greqi

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një...

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Lifestyle

Sytë tregojnë sa të stresuar jeni

Shikimi në sytë e një personi mund të tregojë se sa i stresuar është. Ky është raporti i një studimi të realizuar së fundmi. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e bebëzave ndryshon...

Trenat përplasen kokë më kokë

Globi

Trenat përplasen kokë më kokë

Të paktën 7 persona humbën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në Turqi. Aksidenti i rëndë ndodhi në një stacion hekurudhor...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!