Shokuese, shqiptari preferon të vrasë veten sesa të kthehet në Shqipëri

E mërkurë, 05 September 2018 10:36

Në vend që të merrte biletat e avionit për t’u kthyer në Shqipëri, një kryefamiljar shqiptar ka vendosur t’i japë fund jetës.

Ai është hedhur nga një urë në Gjermani pak para se të deportohej.

Lajmin e bën të ditur gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ.

Shqiptari duket se nuk e ka duruar idenë që do të rikthehej në atdhe.

‘Në Bashki gjenden biletat e avionit për një familje prej katër personash nga Shqipëria. Me kërkesë të shtetit gjerman, Berat Jasani (emri i ndryshuar) duhej t’i kishte marrë ato të martën për t’u kthyer në shtetin ballkanik me bashkëshorten dhe djalin e tyre të vogël.

Vetëm vajza e rritur lejohet të qëndrojë. Por Berat Jasani ka vdekur. Natën e së hënës, 42-vjeçari u hodh nga ura Almeloer’.

Sipas gazetës gjermane, familja kishte ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.

Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.

Nëna ishte kaq e sëmurë mendërisht se vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.

‘A u dorëzua Berati? Në një mesazh të fundit në Ëhatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar.

Në fund të fundit ai bëri pikërisht atë që i kërkonte shoqëria gjermane: Mësoi gjuhën dhe nisi një punë. Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar. Klientët ishin të kënaqur me punën e 42-vjeçarit, ai ishte i përpiktë dhe korrekt’.

Sylvia Olbrich nga zyra për ndihmë ndaj refugjatëve thotë se shqiptari ishte i shqetësuar për mirëqenien e familjes së tij.

‘Që nga fillimi ai ishte i shqetësuar për të siguruar fëmijët e tij me arsim dhe punë. Vazhdimisht deri ditët e fundit pyeste nëse ka ndonjë shans që djali i tij i mitur të qëndronte në Gjermani. Në këtë kontekst e sheh edhe e bija e tij veprimin e babait. Një dëshpërim’.

Olbrich thotë se autoritetet nuk duhet të jenë kaq të vrazhda me emigrantët.

Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...