Sulmi me kallashnikov në banesën e prindërve, Klodiana Lala tregon pse s’ka folur deri tani

E mërkurë, 05 September 2018 17:21

Banesa e prindërve të gazetares së “News24”, Klodiana Lala u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të 30 gushtit, në rrugën “Shkëndija” në fshatin Bruk në Tiranë. Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi në banesën, ku në momentin e ngjarjes ndodheshin edhe dy vajzat e saj të mitura, gazetarja Klodiana Lala ka vendosur të thyejë heshtjen.

Gazetarja tha se ka vendosur që të flasë sot, pasi ka një detyrim moral ndaj familjarëve të saj, të cilët u tronditën nga sulmi me breshëri kallashnikovi.

Klodiana Lala thotë se ka vendosur të heshtë përgjatë këtyre gjashtë ditëve, për t’i dhënë kohë organeve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre.

Ndonëse kanë kaluar gjashtë ditë nga sulmi, ende nuk ka një të dyshuar konkret për ngjarjen.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident tragjik në Kosovë, 3 të vdekur, plagoset dhe ambasadorja turke në Prishtinë

Bota Shqiptare

Aksident tragjik në Kosovë, 3 të vdekur, plagoset dhe ambasadorja turke në Prishtinë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në Mramor të Prishtinës, ku janë konfirmuar 3 persona të vdekur dhe 3 të tjerë të plagosur. Mediat në Kosovë...

Shefat e rinj në spitale, zgjedhjet abuzive

Aktualitet

Shefat e rinj në spitale, zgjedhjet abuzive

Duke filluar nga muaji nëntor qendrat spitalore universitare do të kenë shefa të rinj shërbimi, të cilët do të zgjidhen në bazë të kritereve të reja, të ndryshuara me VKM...

Aksidentoi këmbësoren në Paskuqan, prangoset shoferi i Policisë

Aktualitet

Aksidentoi këmbësoren në Paskuqan, prangoset shoferi i Policisë

Një shofer Policie është prangosur nga ana Sherbimit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme.Polici me inicialet D. L. 31 vjeç, banues në Tiranë, u prangos pasi në rrugën “Unaza e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!