Pa mbushur ende një vit, rruga në Durrës bëhet copash

E mërkurë, 05 September 2018 18:14

Gurët dekorativë me të cilën u shtrua bulevardi “Dyrrah” janë hequr e dëmtuar. Gropa në të gjithë gjatësinë e rrugës, ndër më të frekuentuarat në Durrës.

Edhe dekoret dhe pllakat e mermerta me të cilat janë shtruar trotuaret gjithashtu janë thyer. Por, ky dëmtim, nuk është i pari në këtë bulevard vetëm 340 metra i gjatë, rehabilitimi i të cilit i kushtoi plot 137 milionë lekë buxhetit të bashkisë.

Cilësia e dobët e punës dhe e materialeve të përdorura bëri që problemet e para të shfaqeshin ende pa u mbushur viti nga rehabilitimi. E që prej atëherë dëmtimet në kete bulevard kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme. Kjo gjendje shqetëson drejtuesit e automjeteve por edhe qytetarët. Ata e cilësojnë absurde që investimet e reja të prishen aq shpejt.

Banori 1: “Cilësia e dobët se ndryshe s’do bëhej ajo punë.”

Banori 2: “Siç duket këto gurët nuk janë të përshtatshëm shumë.”

Banori 3: “Kam punuar në ndërtim, por kur kam parë duke vënë gurët mbi llaç i kam thënë ustait që është gabim.”

Banori 4: “Në Durrsakët jemi vetëm për mikpritje për asgjë tjetër.”

Por, ky nuk mbetet i vetmi investim i ri i dëmtuar në Durrës. Në të njëjtën gjendje me bulevardin “Dyrrah” ndodhet edhe sheshi “Liria” si dhe bulevardi “Epidami”. Edhe këtu, paçka ndërhyrjeve të vogla nga ana e bashkisë, dëmtimet mbeten ende të shumta./abcnews

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...