Infermieria, studentët synojnë tregjet e huaja europiane

E Enjte, 06 September 2018 21:12

Infermieria edhe këtë vit ishte një ndër degët më të kërkuara nga maturantët. Por shumë prej atyre që e zgjodhën dëshirojnë që në përfundim të studimeve të largohen nga Shqipëria duke synuar tregjet e huaja.

Frenkli Sallaku do të nis në tetor studimet e larta në degën e infermierisë. Por zgjedhja nuk është e paqëllimtë. Ai shpreson që infermieria ti sigurojë mundësi punësimi në tregun europian.

"Mendoj që më e mira e mundshme është ta vazhdoj jashtë si profesion pasi pagesa është më e mirë andej", për Ora News.

Edhe Megi sytë i ka përtej Shqipërisë. Bashkë me zgjedhjen ajo ka bërë dhe llogaritë për kushte më të mira pune dhe jetese dhe në përfundim të studimeve synon punësimin jashtë kufijve.

"Synoj që të punësohem jashtë pasi ka standard më të mirë jetese atje".

Rreth 700 infermierë lanë Shqipërinë vitin që kaloi dhe duket se largimet do të ndjekin po të njëjtat ritme. Ata që ende nuk janë ulur në auditorë thonë se trajtimi financiar do të ishte një ndër arsyet që do ti largonte nga vendi.

Sipas të dhënave të Urdhrit të Infermierit rezulton se çdo vit hapen mesatarisht rreth 550 vende të reja pune, ndërkohë që diplomohen rreth 1200 – 1500 vetë duke krijuar në këtë mënyrë një numër të lartë të papunësh. Por përtej statistikave, infermieria është një ndër degët më të kërkuara nga studentët. Nga 240 kuota për këtë program studimi, deri në fazën e katërt janë regjistruar rreth 200 maturantë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Globi

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald...

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Aktualitet

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës. Kjo zonë në kufi...

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Aktualitet

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Kompania ajrore që mbart flamurin e Dubait, Emirates, po kërkon të blejë fqinjin e saj me humbje, Etihad. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të krijohej linja ajrore...