Ngadalësohet industria Gjermane – Politikat e Trump godasin “Made in Germany”, bie kërkesa nga jashtë

Premte, 07 September 2018 07:10

Porositë industriale në Gjermani, ranë papritmas gjatë muajit Korrik prej kërkesës së dobët nga jashtë, duke treguar se fabrikat në ekonominë më të madhe të Europës, po ndiejnë politikat proteksioniste të Donlad Trump. Zyra Federale e Statistikave deklaroi se kontratat për mallrat “Made in Germany”, ranë me 0.9% pas një rënieje me 3.9% në muajin Qershor.

Megjithatë, sipas institutit të hulumtimeve për ekonominë, Ifo, vrulli ekonomik i Gjermanisë do të vazhdojë, ndërkohë që kërkesa e fortë brenda vendit po mbron ekonominë nga goditjet e jashtme.

Instituti rriti projeksionet për ekonominë gjermane në vitin 2018, në 1.9% nga 1.8%, duke theksuar performancën më të mirë se ç’pritej për gjysmën e parë të vitit. Në vitin e ardhshëm pret një rritje prej 1.9%, ndërsa për vitin 2020, në 1.7%.

Trump ka nisur konflikte tregtare me Kinën, Europën dhe shumë vende të tjera nëpërmjet tarifave, me qëllim për të mbrojtur vendet e punës në Amerikë dhe luftuar praktikat e padrejta tregtare.

Porositë industriale jashtë vendit ranë me 3.4% në Korrik, kryesisht nga vendet jashtë Eurozonës. Porositë brenda vendit u rritën me 2.4%. Sipas detajimit të të dhënave, porositë për mallrat kapitali ishin kryesisht të dobëta. Kërkesa për mallrat e konsumit ra, ndërsa porositë për mallrat e ndërmjetëm treguan rritje.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!