Lëvizte me pistoletë dhe automatik, arrestohet 42-vjeçari në Shijak (emri)

Saturday, 08 September 2018 10:55

Një 42-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi cili qarkullonte me armë zjarri “pistoletë” me  vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smith 2”, në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e  sigurisë së qytetarëve.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Artur Prolla 42 vjeç, banues në Shijak.

Këtij shtetasi në vendin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale

një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & ËESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);

një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë).

Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Ibrahimoviç mahnitet nga talenti i jashtëzakonshëm i 7-vjeçares

Sport

VIDEO/ Ibrahimoviç mahnitet nga talenti i jashtëzakonshëm i 7-vjeçares

Los Angeles Galaxy u kthyen te fitorja pas 2 humbjeve radhazi në kampionatin amerikan të futbollit dhe këtë e bëjnë duke mposhtu Seattle sounders me rezultatin e pastër 3-0. Zlatan...

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

Show-biz

I madhi Will Smith bën sot 50 vjeç

I famshmi Will Smith ose më saktë, Williard Carrol “Will” Smith Jr. lind në Filadelfia 25 shtatorin e vitit 1968, i dyti nga katër fëmijë. Një artist poliedrik që ka...

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Bota Shqiptare

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Autoritetet greke thonë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën...