Përndjekjet gjithnjë e në rritje

Diel, 09 September 2018 15:18

Përndjekja ndaj dikujt në formë dhe mënyra të ndryshme është vepra penale që ka nisur të ketë një numër të lartë gjykimesh në Gjykatën e Tiranës.

Nga janari dhe deri në qershor në gjykatën e kryeqytetit janë dërguar për gjykim për këtë akuzë 26 persona nga të cilët 14 kanë përfunduar me vendim fajësie ndërsa për 12 të tjerë çështjet janë ende në gjykim.

Kryesisht përndjekësit janë ish të dashurit ose ish të dashurat por edhe ish bashkëshortët apo bashkëshortet, të cilët nuk e kanë pranuar faktin e ndërprerjes së lidhjes.

Të gjendur në këto kushte viktimat, nëse do të quhen të tillë i janë drejtuar policisë, për denoncim dhe më pas çështja ka kaluar prokurorisë që pas verifikimeve ka ngritur edhe akuzat.

Të akuzuarit janë thirrur fillimisht dhe u është bere e ditur që veprimi që po kryejnë është një vepër penale dhe nëse do të vijojnë të shqetësojnë denoncuesit mund te procedohen penalisht.

Por sipas hetuesve megjithëse u bëhet i ditur ky fakt disa prej tyre vijojnë të mos heqin dorë nga veprimet e tyre.

Por një fenomen që vihet re është edhe fakti që të akuzuarit edhe pse janë dënuar nga gjykatat me burg, kanë përfunduar sërish pas hekurave pasi kanë kryer dënimet si përsëritës të së njëjtës vepër penale.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...