Denoncuesi i parcelës me kanabis u vra në vend tjetër, jo aty ku u gjet trupi

Diel, 09 September 2018 16:39

Ekzekutimi i Alket Muhos, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në fshatin Rabije të Memaliajt, ka ngritur shumë pikëpyetje për grupin hetimor. Edhe pse u prangosën Hetem e Dino Muho, si të dyshuar për vrasjen e 43-vjeçarit, përsëri provat kundër tyre janë të pakta nga policia kriminale e Gjirokastrës. Ngjarja deri më tani është theksuar nga vetë policia se ka ndodhur për shkak të problemeve të pronësisë ndërmjet viktimës dhe dy autorëve të pretenduar që janë babë e bir. Ndërsa, një tjetër pistë që po hetohet, e cila mbahet e fshehtë është ajo e ekzekutimit të Muhos për shkak të informacionit të dhënë te Shërbimi i Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për mbjelljen e bimëve narkotike në malësinë e Gllavës, fare pranë fshatit të tij të lindjes, Rabije.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, pohojnë për Abc News se, Alket Muho dyshohet se është vrarë në një vend tjetër e më pas trupi u transportua aty ku u gjet, pranë tokës në pronësi të tij. Ekspertët e kriminalistikës dyshojnë në këtë fakt, pasi pranë vendngjarjes janë gjetur shenja gomash të një automjeti që mendohet të ketë kryer transportin e viktimës. Për këtë dyshim policia po verifikohen edhe qelizat telefonike të celularit të viktimës për të saktësuar momentin kur u vra, pasi sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, ajo ishte duke folur më të në kohën kur u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Për të provuar fajësinë e dy të arrestuarve Hetem e Dino Muho, prokuroria e Gjirokastrës është në pritje të përgjigjeve të analizave për faktorët plotësues, ku më kryesorja është nëse kanë apo jo mbetje të barotit në duar. Të hënën do të zhvillohet masa e sigurisë për të prangosurit, ndërsa organi i akuzës mësohet se do të kërkojë “arrest me burg” deri në mbërritjen e përgjigjet të analizave nga Laboratori i policisë Shkencore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

I riu denoncon: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, më ndihmoni

Aktualitet

I riu denoncon: Më ka ikur gruaja nga shtëpia, më ndihmoni

 Një 20-vjeçare është larguar nga banesa dhe prej dy muajsh nuk ka asnjë gjurmë të saj. Ka qenë bashkëshorti i saj që ka denoncuar në polici për largimin e gruas...

Zyrtari i lartë amerikan mohon komplotin për të rrëzuar Trump

Globi

Zyrtari i lartë amerikan mohon komplotin për të rrëzuar Trump

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein ka mohuar një raport që ai diskutoi duke thirrur një klauzolë kushtetuese për të rrëzuar presidentin Donald Trump. Zyrtari i dytë më i lartë...

Rrezikoi deportimin, familja shqiptare merr lajmin e papritur

Aktualitet

Rrezikoi deportimin, familja shqiptare merr lajmin e papritur

Kur Albert Deda shikon kartën e identitetit, ai shkëlqen nga lumturia. Është fjala “leje qëndrimi” që shënon aty dhe e bën atë të lumtur. Pas një viti plot frikë dhe...