Nis testimin pajisja që pastron oqeanet nga plastika e shpikur nga një 24-vjeçar

Diel, 09 September 2018 18:13

Një pajisje masive për pastrimin e oqeaneve nga plastika ka bërë debutimin e saj në brigjet e gjirit të San Franciscos. Inovatori holandez 24-vjeçar, Boyan Slat, dhe organizata e themeluar prej tij “The Ocean Cleanup” (Pastrimi i Oqeaneve) është përpjekur prej vitesh të krijojë një sistem që të mund të pastrojë oqeanet nga plastika.

Tashmë, pajisja e tyre, një sistem pastrimi prej plastike rreth 610 metra e gjatë ka nisur rrugëtimin e saj në det. E quajtur Sistemi 001, pajisja u dërgua në një pikë testimi dhe nëse gjithçka shkon me sukses, do t’i drejtohet “Grumbullit të Madh të Plehrave të Paqësorit”, një pikë në mes të Oqeanit Paqësor, ku rrymat detare përplasin tonelata me plehra.
Ekipi shpreson që vetëm në vitin e tij të parë sistemi të mund të mbledhë rreth 50 ton plastikë. Përllogaritjet e tyre tregojnë se me vendosjen e rreth 60 grupeve të tilla të pastrimit, rreth 50% e plastikës në këtë grumbull plehrash mund të hiqet brenda pesë vitesh.

Megjithatë, edhe pse frymëzim për disa, plani i “The Ocean Cleanup” është kritikuar nga shumë anëtarë të komunitetit shkencor. Sipas këtyre të fundit, pajisja nuk do të arrijë të mbledhë plastikën që ka nisur të dekompozohet në oqeane, mund të ketë impakt në jetën detare, si dhe pajisja mund të thyhet nga kushtet e këqija të motin në mes të oqeanit.

Brenda pak muajsh do të mësohet edhe përgjigja nëse ky sistem funksionon, pasi edhe për ekipin projektues kjo është hera e parë që testohet në këto përmasa.

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 18:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...