Shishe e tabela rrugësh kokës, sherr masiv mes shqiptarëve e indianëve në Itali

Diel, 09 September 2018 18:38

Një sherr i përmasave masive ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në njërin prej shesheve të Firences në Itali.

Rreth 30 persona janë përleshur mes tyre, duke përdorur çfarë të gjenin vërdallë. Shishe, sende të forta e madje deri tek shkulja e tabelave të sinjalistikës rrugore, janë përdorur gjatë konfliktit të dhunshëm në sheshin Cascine.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e 14 personave, mes tyre 11 indianë, një shqiptar dhe dy shtetas nga Sri Lanka. Mosha e personave të përfshirë në sherr varion nga 14 deri në 32 vjeç.

Sherri ka nisur mes tre personave dhe më pas ka degjeneruar në një përleshje që e gjen vetëm në protesta të dhunshme apo në situata kaotike që mund të ndodhin gjatë një ndeshjeje sporti. Mdia lokale nuk jep arsyen e sherrit, por saktëson se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...