Vlorë, bashkëshortja e të zhdukurit: Policia e ka identifikuar personin që e mori në shtëpi

Diel, 09 September 2018 20:14

Bashkëshortja e Albano Dervishaj, Daniela theksoi dje se nuk dinë gjë për personin me të cilin është larguar i shoqi. Por nga ato çfarë kanë mësuar në Polici, personi që e ka marrë në shtëpi Albanon identifikohet me emrin Klodi. Vetëm kaq dinë familjarët, që tashmë nuk iu mbetet tjetër veçse të interesohen herë pas here në Polici dhe në Prokurori për fatin e 34-vjeçarit, baba i dy fëmijëve.

Daniela nuk pranoi të jepte detaje të tjera në lidhje me ditën kur u largua i shoqi, pasi tashmë kjo është një çështje në hetim. Referuar ngjarjeve të personave të zhdukur, burime nga Policia konfirmojnë se nuk janë vetëm këto raste, pasi të tjera denoncime për të tjerë persona të zhdukur janë në hetim.

Familjarët e tyre i janë drejtuar Policisë, pasi të afërmit janë larguar nga banesat e tyre pa lënë asnjë gjurmë dhe ende sot nuk dihet për fatin e tyre. Janë dhjetëra persona, të cilët konsiderohen të humbur nga Policia dhe ende sot nuk ka asnjë të dhënë se ku gjenden. Familjarët i kanë denoncuar rastet, por të shumtët nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...