Kavajë, gjendet i pajetë një i moshuar, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

Hënë, 10 September 2018 09:50

Një person është gjetur i pajetë ditën e djeshme. Policia thotë se në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

"Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Ëoke”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, dyshime për përfshirjen e Mickovskit

Ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria do të kërkohet përmes Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Kjo pasi dy vendet nuk kanë marrëveshje për ekstradim. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse Nikolla...

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Lifestyle

Çfarë duhet të bësh të dielën në mbrëmje që të zgjohesh energjike të hënën në mëngjes?

Mbrëmjet e së dielës janë totalisht relaks për t’u marrë me veten. Pra, nëse gjatë ditës ke qenë në plazh apo edhe duke takuar miqtë, që të ndihesh e freskët...

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Bota Shqiptare

Kosova e Serbia akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve

Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit me lehtësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, vlerësohet në mënyra të ndryshme nga palët në negociata. Kryesisht...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!