Sot ndërpriten transmetimet analoge, ja aparatet që nevojiten për të ndjekur programet e preferuara televizive

Hënë, 10 September 2018 11:59

Nga sot të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Durrësit nuk do të mund të ndjekin më transmetime televizive  përmes teknologjisë analoge.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA),ka njoftuar mbylljen e transmetimeve analoge në këto qarqe.

Të gjithë qytetarët duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. 

Njoftimi i AMA:

Kujtesë për afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ju rikujton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 Shtator 2018.

AMA i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. 
Në kushte të tjera, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Për informacione të mëtejshme, na kontaktoni në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Aktualitet

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës...

Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Politikë

Basha: Me mua Fushaj garonte në tendera, ndërsa tani ndryshohet ligji në favor të tij

Një pjesë e mirë e atyre që kreu i PD-së, Lulzim Basha i etiketoi si oligarkë, që po “zhvatin” paratë e shqiptarëve me ndihmën e qeverisë, kanë bashkëpunuar edhe me...