Ofertat e pakërkuara, problemi i PPP – Raporti i “Wbif”: Në Shqipëri s`ka garë

Hënë, 10 September 2018 14:52

Korniza për Investim e Ballkanit Perëndimor ka nxjerrë së fundmi një raport të detajuar për projektet e Partneritetit Publik Privat në 6 vendet e rajonit.

Shqipëria është në krye të listës së vendeve të analizuara, edhe për shkak të faktit se është vendi me më shumë kontrata PPP që prej vitit 2001, plot 11 të tilla të përmbyllura, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit.

Raporti është i dyti pas atij të 2014-ës, dhe në krahasim me atë vit, vetëm Shqipëria duket se ka ndryshuar në drejtim të PPP-ve, pasi në vendin tonë kontratat janë rritur.

Raporti vë theksin kryesisht te një ndër problematikat kryesore të kësaj forme financimi; ofertat e pakërkuara, dhe në këtë rast Shqipëria nuk kishte si të mos ishte shembulli kryesor.

Në raport thuhet qartë se konkurrenca e të tjerëve në tender në rastin e Shqipërisë dëmtohet rëndë nga fakti që, kompania ofertuese merr një bonus shtesë në garë.

Por nga ana tjetër, në përfundimet e raportit thuhet qartë se, ofertat e pakërkuara ka shumë pak gjasa që të prodhojnë në vepër që t`ia vlejë, pra që paratë e financuara të justifikojnë veprën publike.

Këtë problem e ka pranuare dhe vetë qeveria shqiptare që ka premtuar se ofertat e pakërkuara do të jenë një skemë jo funksionale në vijim e aq më pak që të kenë avantazh në garë. TV Scan

Modifikuar më Hënë, 10 September 2018 14:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...