Tirana "mbledh" 30% të popullsisë shqiptare, si krahasohemi me Europen dhe rajonin

Hënë, 10 September 2018 15:17

Shqipëria është shteti i 11 në Europë (madje përpara Austrisë, Gjermanisë), por edhe të gjithë vendeve ballkanike, me përqindjen më të lartë të popullsisë së përqendruar në kryeqytet (metropol).

Në një hartë të përpiluar nga Jakubmarian, me të dhënat nacionale të çdo vendi në Europë, tregohet popullsia e zonës metropolitane të kryeqytetit të çdo vendi si përqindje e popullsisë së përgjithshme të vendit. Sa më i madh numri, aq më shumë vendi është i centralizuar rreth kryeqytetit të tij.

Sipas shifrave të 2016-s, në kryeqytetin shqiptar jeton 30% e popullsisë totale. Ndërsa në Ballkan, e ndjek Mali i Zi, me po të njëjtën shifër, Kosova me 28%, Maqedonia dhe Serbia me 24% dhe Bosnjë – Hercegovina me 11%.

Shteti më i ‘centralizuar” në Europë dukshëm është Malta, me 90% të popullsisë që jetojnë në kryeqytet; ndjekur nga Luksemburgu 76% dhe Islanda 65%. Vendet me më pak përqindje të popullsisë së tyre që jetojnë në kryeqytet janë Ukraina 7%, Zvicra dhe Gjermania 5%.

Zona metropolitane e një qyteti është vetë qyteti dhe zona që kryeson si qendra ekonomike e një vendi. Gjithashtu nganjëherë quhet edhe “rrip i udhëtarëve”, sepse zakonisht përkufizohet si zona përreth një qyteti ku është praktike për njerëzit që të udhëtojnë për të punuar në atë qytet. Zona metropolitane është një karakterizim më i mirë i shtrirjes së vërtetë të një qyteti, sesa popullsia e qytetit, sepse kufijtë e qytetit shpesh përcaktohen në mënyrë arbitrare.

Çuditërisht, Zvicra ka përqindjen më të ulët të “kapitalizimit” në Europë (në vetëm 5%). Arsyeja është se Berna, kryeqyteti i Zvicrës, nuk është as qyteti i saj më i madh, as qendra e tij ekonomike. Ky ‘titull’ shkon në Zyrih, zona metropolitane e së cilës përmban 15% të popullsisë zvicerane.

Ndërsa po t’i hedhim një sy të dhënave për të gjithë shtetet në botë, përqindja më e madhe ishte në Monako, Singapor, Vatikan, Hong Kong dhe Makao, të gjitha me 100%. Më e ulëta ishte në SHBA, me vetëm 0.21%.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...