Polici fsheh në këpucë Iphonin, do ta fuste në burgun e Fushë Krujës

Hënë, 10 September 2018 17:23

Një punonjës i policisë të IEVP-së Fushë-Krujë është arrestuar pasi tentoi të fuste në burg një aparat telefoni Iphone 5.  Ngjarja u shënua më 9 shtator 2018 dhe policia arrestoi në flagrancën Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

"Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM. Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishen e karikimit të këtij aparati telefonik." informoi Drejtoria e Burgjeve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri  ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës” dhe konkretisht nenet 324/a dhe 248 të Kodit Penal.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet iu dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Politikë

Spahia: Dhe sa duhet të vazhdojmë të durojmë tiraninë në pushtet?

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar lidhur me deklaratën e turpshme të Edi Ramës, që tha se kriminelët le të vrasin njëri-tjetrin. Reagimi i deputetit: Kryekrimineli qe drejton qeverine u shpreh...

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Politikë

Shehu: Shëndetësia po rrënohet, asnjë shpresë për 2019

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka denoncuar edhe një herë se sistemi i shëndetësisë në Shqipëri është drejt kolapsit. Shehu shkruan se...

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Lifestyle

Adelina Tahiri shumë shpejt nënë për herë të dytë

Edhe përse është bërë nënë për herë të parë e një djali, Adelina Tahiri nuk ka hequr dorë nga muzika. Madje, do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar më shpejt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!