Borxhi i jashtëm në qershor të këtij viti ishte 121 milionë euro më i lartë se në qershorin 2017

Tuesday, 11 September 2018 07:02

Borxhi i jashtëm i qeverisë në qershor të këtij viti ishte 121 milionë euro më i lartë se në qershorin e vitit të kaluar, duke u zgjeruar me 3.5%, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa në fund të muajit qershor të vitit 2018 Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi rreth 8,111 milionë euro. Referuar nivelit në fund të vitit 2017, stoku i BJB u zgjerua me rreth 162 milionë euro kryesisht në drejtim të borxhit afatgjatë të Sektorëve të tjerë (garantuar nga Qeveria e Përgjithshme).
Në rreth 77% të vëllimit BJB është në trajtën e borxhit afatgjatë – kryesisht në formën e huave të zotëruara nga Qeveria e Përgjithshme. Borxhi afatshkurtër zotërohet kryesisht nga Bankat. Qeveria e Përgjithshme zotëron rreth 43% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis Bankave (18%), Sektorëve të tjerë (17%), Autoritetit monetar (1%) dhe hua midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (21%).
Në fund të muajit qershor 2018 detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme u vlerësuan në 3,521 milionë euro dhe prezantohen kryesisht si hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa.
Referuar fundvitit 2017, borxhi i jashtëm i Qeverisë së Përgjithshme ra me rreth 8 milionë euro, diktuar nga shlyerja e detyrimeve, ndërsa në terma vjetorë, rezulton në rritje me rreth 121 milionë euro.
Teprica e huave afatgjata u zgjerua me rreth 124 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve ra me 3 milionë euro. Huatë e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve.
Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 0.4% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.
Stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë, shënon 57 milionë euro, pa lëvizje të konsiderueshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Në masën më të madhe, detyrimet e Autoritetit Monetar përbëhen nga alokimet e SDR-së (99%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN zënë vetëm 1%. Në terma vjetorë teprica e borxhit të këtij sektori vlerësohet në rënie me rreth 4%, në reflektim të zvogëlimit të alokimeve në SDR dhe të huave afat-gjata.
Në fund të qershorit 2018, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Sistemit Bankar shënon rreth 1,423 milionë euro dhe prezantohet kryesisht në formën “hua” dhe “monedha e depozita”, respektivisht në rreth 15% dhe 83% të totalit. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2018, ky sektor ka rritur nivelin e borxhit me rreth 37 milionë euro në drejtim të rritjes së detyrimeve afatgjata. Në terma vjetorë zgjerimi i tepricës së borxhit vlerësohet në rreth 67 milionë euro.
Referuar nivelit të fundvitit 2017, Sektorët e Tjerë kanë rritur detyrimet e tyre me jashtë me rreth 160 milionë euro në nivelin 1,401 milionë euro. Lëvizjet kryesore reflektojnë zgjerim të detyrimeve afatgjata në formën e “huave” (116

Qershor 2017, borxhi i jashtëm i vendit u rrit me 121 mln euro për një vit

Borxhi i jashtëm i qeverisë në qershor të këtij viti ishte 121 milionë euro më i lartë se në qershorin e vitit të kaluar, duke u zgjeruar me 3.5%, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Ndërsa në fund të muajit qershor të vitit 2018 Borxhi i Jashtëm Bruto (BJB) i Shqipërisë shënoi rreth 8,111 milionë euro. Referuar nivelit në fund të vitit 2017, stoku i BJB u zgjerua me rreth 162 milionë euro kryesisht në drejtim të borxhit afatgjatë të Sektorëve të tjerë (garantuar nga Qeveria e Përgjithshme).
Në rreth 77% të vëllimit BJB është në trajtën e borxhit afatgjatë – kryesisht në formën e huave të zotëruara nga Qeveria e Përgjithshme. Borxhi afatshkurtër zotërohet kryesisht nga Bankat. Qeveria e Përgjithshme zotëron rreth 43% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë. Pjesa tjetër është e shpërndarë midis Bankave (18%), Sektorëve të tjerë (17%), Autoritetit monetar (1%) dhe hua midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt (21%).
Në fund të muajit qershor 2018 detyrimet e Qeverisë së Përgjithshme u vlerësuan në 3,521 milionë euro dhe prezantohen kryesisht si hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa.
Referuar fundvitit 2017, borxhi i jashtëm i Qeverisë së Përgjithshme ra me rreth 8 milionë euro, diktuar nga shlyerja e detyrimeve, ndërsa në terma vjetorë, rezulton në rritje me rreth 121 milionë euro.
Teprica e huave afatgjata u zgjerua me rreth 124 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve ra me 3 milionë euro. Huatë e Qeverisë së Përgjithshme përfaqësohen nga huatë e tërhequra pas viteve ’90 dhe ato të riskeduluara, të cilat vazhdojnë të jenë të negociueshme midis palëve.
Në fund të periudhës, huatë e riskeduluara përfaqësonin 0.4% të stokut të huave afatgjata të këtij sektori.
Stoku i borxhit të Autoritetit Monetar ose Bankës së Shqipërisë, shënon 57 milionë euro, pa lëvizje të konsiderueshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. Në masën më të madhe, detyrimet e Autoritetit Monetar përbëhen nga alokimet e SDR-së (99%), ndërsa huatë afatgjata të akorduara nga FMN zënë vetëm 1%. Në terma vjetorë teprica e borxhit të këtij sektori vlerësohet në rënie me rreth 4%, në reflektim të zvogëlimit të alokimeve në SDR dhe të huave afat-gjata.
Në fund të qershorit 2018, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Sistemit Bankar shënon rreth 1,423 milionë euro dhe prezantohet kryesisht në formën “hua” dhe “monedha e depozita”, respektivisht në rreth 15% dhe 83% të totalit. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2018, ky sektor ka rritur nivelin e borxhit me rreth 37 milionë euro në drejtim të rritjes së detyrimeve afatgjata. Në terma vjetorë zgjerimi i tepricës së borxhit vlerësohet në rreth 67 milionë euro.
Referuar nivelit të fundvitit 2017, Sektorët e Tjerë kanë rritur detyrimet e tyre me jashtë me rreth 160 milionë euro në nivelin 1,401 milionë euro. Lëvizjet kryesore reflektojnë zgjerim të detyrimeve afatgjata në formën e “huave” (116 milionë euro) dhe titujve afatgjatë (15 milionë euro), si dhe zgjerim të detyrimeve afatshkurtra në formën e “kredive tregtare” (31 milionë euro). Borxhi i jashtëm në formën e huave midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt “investime direkte – hua ndërkompani”, u vlerësua në 1,710 milionë euro, në rënie në terma vjetorë ashtu edhe gjatë periudhës, kryesisht si pasojë e shlyerjes së detyrimeve.
Tërheqjet e reja 190 mln euro
Totali i tërheqjeve ose fluksi i borxhit të ri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, ishte 190.2 milionë euro. Tërheqjet e sektorit publik shënojnë 143.1 milionë euro dhe ato të sektorit privat 47.1 milionë euro. Struktura e tërheqjeve përbëhet kryesisht nga detyrime të reja borxhi të Sektorëve të Tjerë (në masën 69%) dhe të Sektorit Bankar (në masën 18%).
Shërbimi i borxhit të jashtëm (pagesat e principalit dhe të interesit) për tremujorin e dytë 2018 shënon 114.6 milionë euro. Nga këto, rreth 79.6 milionë euro janë pagesa të Qeverisë së Përgjithshme, 20.9 milionë euro të Sektorëve të Tjerë, 13.8 milionë euro të Sistemit Bankar dhe 0.4 milionë euro të Autoritetit Monetar. Në masën 88%, shërbimi i borxhit ka qenë për shlyerje të kryegjësë (principalit) dhe në 12% për shlyerjen e interesave. Qeveria e Përgjithshme mban peshën kryesore në shlyerjet e principalit dhe të interesit për periudhën, me rreth 69 milionë euro ose 68% të vlerës së përgjithshme të principalit, si dhe rreth 11 milionë euro ose 76% të vlerës së përgjithshme të interesave të paguara nga ekonomia.

milionë euro) dhe titujve afatgjatë (15 milionë euro), si dhe zgjerim të detyrimeve afatshkurtra në formën e “kredive tregtare” (31 milionë euro). Borxhi i jashtëm në formën e huave midis kompanive të lidhura në një marrëdhënie investimi direkt “investime direkte – hua ndërkompani”, u vlerësua në 1,710 milionë euro, në rënie në terma vjetorë ashtu edhe gjatë periudhës, kryesisht si pasojë e shlyerjes së detyrimeve.
Tërheqjet e reja 190 mln euro
Totali i tërheqjeve ose fluksi i borxhit të ri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, ishte 190.2 milionë euro. Tërheqjet e sektorit publik shënojnë 143.1 milionë euro dhe ato të sektorit privat 47.1 milionë euro. Struktura e tërheqjeve përbëhet kryesisht nga detyrime të reja borxhi të Sektorëve të Tjerë (në masën 69%) dhe të Sektorit Bankar (në masën 18%).
Shërbimi i borxhit të jashtëm (pagesat e principalit dhe të interesit) për tremujorin e dytë 2018 shënon 114.6 milionë euro. Nga këto, rreth 79.6 milionë euro janë pagesa të Qeverisë së Përgjithshme, 20.9 milionë euro të Sektorëve të Tjerë, 13.8 milionë euro të Sistemit Bankar dhe 0.4 milionë euro të Autoritetit Monetar. Në masën 88%, shërbimi i borxhit ka qenë për shlyerje të kryegjësë (principalit) dhe në 12% për shlyerjen e interesave. Qeveria e Përgjithshme mban peshën kryesore në shlyerjet e principalit dhe të interesit për periudhën, me rreth 69 milionë euro ose 68% të vlerës së përgjithshme të principalit, si dhe rreth 11 milionë euro ose 76% të vlerës së përgjithshme të interesave të paguara nga ekonomia.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...