Ademi "ia plas" zv/ministrit '"sy më sy": Në Policinë e Shkodrës ka të inkriminuar

Tuesday, 11 September 2018 07:10

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi akuzon Policinë e Shkodrës se në përbërje të saj ka persona të lidhur me krimin. Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku diskutohej për situatën kriminale në qytetin verior.

Kryebashkiakja Ademi ngriti shqetësimin se situatë në Shkodër është e rëndë dhe policia duhet të japë mesazhin te qytetarët se po lufton krimin.

“Pres nga ju duhet të jepni mesazhin që, policia do të ketë vullnetin dhe instrumente për të bërë punën e vet, të lirojë personat e inkriminuar që janë në Policinë e Shkodrës“, iu drejtua Voltana Ademit, zëvendësministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, i cili ishte gjithashtu i ftuar në emision.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, deklaroi se përhapja e krimit në Shkodër ka detyruar dhjetëra biznese të largohen çdo ditë.

Në debat me zëvendësministrin e Brendshëm, kryebashkiakja tha se situata në kryeqendrën e veriut është negative, ndërsa u bëri të ditur se si kryebashkiake është shprehur e gatshme për të ndihmuar uniformat blu të qarkut Shkodër.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Sport

Pësojmë katër gola, të "kuq" e zi

Shqipëria është turpëruar në Shkodër nga Skocia, duke i mbyllur me turp ndeshjet e Ligës së Kombeve. 0-4 rezultati i takimit në “Loro Boriçi”, në një nga ndeshjet më të zeza...

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!