Ndryshimi i klimës: Studiuesit francezë ngrenë alarmin

Tuesday, 11 September 2018 07:15

Nxehtësi ekstreme në Europë, Japoni, SHBA, zjarre në pyje, shkrirje akujsh. 700 studiues francezë janë të shqetësuar për shpejtësinë e ndryshimit të klimës.Me një hap të pazakontë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike. Në apelin e publikuar nga gazeta "Liberation" ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale. Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me "ndryshime të menjëheshme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze" deri në vitin 2023.

Një marrëveshje është shumë pak
Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit. Si për shembull përmes rritjes së temperaturave mesatare, shkrirjes së akullnajave, rritjes së nivelit të detit, shkatërrimit të ekosistemeve. "Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë", kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.
Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale. Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 grad Celcius. Por një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Globi

Trump deklasifikon dokumente të hetimit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje

Presidenti Donald Trump urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të deklasifikojë një sërë dokumentesh që lidhen me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Aktualitet

Dhunë fizike dhe psiqike, të burgosurit: I kemi larë muret me gjak

Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur shumë letra nga persona që vuajnë dënimin në burgun e Fierit apo familjarë të tyre.Ata ankohen për sjellje të padenja nga ana e...