Kërcënonin biznesmenët e zonës, arrestohet banda italo-shqiptare në Itali

Tuesday, 11 September 2018 10:58

Policia e italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një grup të rrezikshëm kriminal italo-shqiptarë me aktivitet në trafikun e drogës, armëmbajtje pa leje, kërcënim e zhvatje me dhunë ndaj sipërmarrësve në provincën e Bergamos.

Kështu policia ka vënë në pranga 7 persona, shtetas shqiptarë e italianë identiteti i të cilët ende nuk është zbardhur nga policia italiane raportojnë mediat italiane.

Ndërsa 6 anëtarë të tjerë të këtij grupi kriminal janë arrestuar gjatë hetimeve të mëparshme të këtij operacioni. Ndaj 3 anëtarë shqiptarë të bandës rëndon dhe akuza e trafikut të drogës, ndërsa ndaj një tjetër anëtari po shqiptar, rëndon dhe akuza e shkeljes së ligjit të emigracionit.

Me anë të metodave mafioze, dhunës fizike e kërcënimit me vdekje kjo bandë kriminale kërcënonte biznesmenët e zonës të paguanin shuma të mëdha parash për të garantuar mbrojtjen e aktivitetit të tyre.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Aktualitet

Zbulohet ndeshja e trukuar nga grupi "Bajri"

Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive...

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Aktualitet

"Pronari më shikonte format, më kërkonte foto' 23 vjeçarja tregon ngacmimin seksual në punë

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar.Por, në ambientet punëdhënëse që ajo ka frekuentuar...

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Aktualitet

Punime në stacionin Selitë, ja zonat pa energji elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës. OSHEE bën me dije se...