Tatimet përcaktojnë procedurën, si mund të çregjistroheni nga TVSH-ja

Tuesday, 11 September 2018 11:23

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë në zbatim një procedurë të re këtë vit për regjistrimin dhe çregjistrimin e bizneseve nga regjimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Në qarkoren përkatëse tatimet sqarojnë se, tatimpaguesi duhet t’i nënshtrohet, nё nenin 119 tё ligjit “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ndryshuar, ku pёrcaktohet se “Qarkullimi qё shërben pёr zbatimin e regjimit te TVSh-së.

Gjithashtu neni 120 i ligjit të sipërcituar parashikon të drejtën e zgjedhjes së regjimit të TVSH-së kur:

1. Personi i tatueshëm, pavarësisht se nuk plotëson kriteret për aplikimin e këtij regjimi ose e zbaton atë, ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së.

2. Personi që zgjedh të jetë i regjistruar për TVSH-në, sipas pikës 1, të këtij neni, detyrohet të qëndrojë dhe t’i nënshtrohet regjimit normal të TVSH-së jo më pak se 2 vjet
kalendarikë.

3. Personi i regjistruar për TVSH-në, sipas këtij neni, ka të drejtë të kërkojë t’i nënshtrohet regjimit të bizneseve të vogla dhe ç’regjistrimi i tij nga regjimi normal i TVSH-së hyn në fuqi 6 muaj pas datës së paraqitjes së kërkesës.

Ndërkohë në nenin 6 të Udhëzimit nr.6, datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar parashikohet se, personi i tatueshëm i regjistruar në regjimin normal të TVSH-së, ka të drejtë të kërkojë të ç’regjistrohet nga TVSH në rastet kur:

a) Personi i tatueshëm mbyll veprimtarinë e tij ekonomike.

b) Personi i tatueshëm ka plotësuar kushtet dhe procedurën për t’iu nënshtruar regjimit të bizneseve të vogla, siç përcaktohet në këtë udhëzim.

c) Personi i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në nuk ka qenë asnjëherë i detyruar të jetë i regjistruar dhe as nuk e ka ushtruar vullnetarisht të drejtën e zgjedhjes për t’u regjistruar për
TVSH-në.

Për sa sipër, kërkesa për çregjistrimin e personit të tatueshëm për rastet b) dhe c) i drejtohet Drejtorisë Rajonale Tatimore, e cila kryen procedurën përkatëse. Autoriteti tatimor ka detyrimin ligjor që pasi personi i tatueshëm të jetë çregjistruar nga regjimi normal i TVSH-së, të njoftojë brenda tre ditëve kalendarike Qendrën Kombëtare të Biznesit për ndryshimin dhe evidentimin e këtij ndryshimi në regjistrin tregtar, përsa ka të bëjë me ndryshime në
regjistrim.

Gjithashtu në nenin 7 të udhëzimit parashikohet se, çdo person i tatueshëm që çregjistrohet ose kërkon të çregjistrohet nga TVSH-ja ka mallra të pa-shitura dhe mbi këto mallra, TVSH-ja ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, këto mallra do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë ose rregullojë TVSH-në për këtë furnizim.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Sport

Basketboll, Tirana tërhiqet nga Liga Ballkanike, ja arsyeja skandaloze

Liga Ballkanike e Basketbollit është një mundësi shumë e mirë për ekipet shqiptare për të treguar vlerat e tyre. Këtë mundësi e ka Tirana por ekipi bardheblu ka vendosur që...

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Politikë

Zari i Taulantit në Bashki dhe nëpunësit e tij në sulm frontal ndaj PD në Librazhd

Kryetari i Bashksië së Librazhdit, Kastriot Gurra është hedhur në sulm frontal ndaj kreut të PD, Bujar Vreto duke angazhuar edhe punonjësit e institucionit që ai drejton të bëjnë propagandë...

Akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, 22 të arrestuar në Kosovë

Aktualitet

Akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, 22 të arrestuar në Kosovë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion në Prishtinë dhe Gjakovë, ndërsa ka arrestuar 22 persona pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me...