Bursa studimi në Bratislavë – Aplikimi, deri në 31 tetor. Kompensimi 700 euro/muaj

Tuesday, 11 September 2018 11:50

Studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për bursa studimi në universitetin e Comenius në Bratislavë, kanë afat për ta bërë atë deri më 31 tetor. Universiteti i Tiranës ka vendosur të lërë më shumë kohë në dispozicion për studentët e interesuar.

Bursa ofrohen për fusha të ndryshme studimi për semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019. Sipas Universitetit të Tiranës, llojet e mobilitetit përfshijnë Shkëmbimin e studentëve për studime më kohëzgjatje për nivelin e parë Bachelor 4 muaj, po ashtu me një kohëzgjatje 4 muaj edhe për nivelin master.

Bursat përfshijnë kompensimin 700 euro në muaj për studentët si edhe mbulimin e kostove të udhëtimit, të cilat do të jenë në varësi të distancës.

Sipas Universitetit të Tiranës, Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus +, nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës, ata do të  vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e në universitetin e tyre të origjinës.

Por të gjithë studentët të cilët aplikojnë për bursë duhet të kenë kujdes në mënyrën e përzgjedhjes së lëndëve që do të kryejnë pranë Universitetit të Comenius, pasi duhet të përzgjidhen lëndë të njëjta me ato që kryhen në fakultetet pranë Universitetit të Tiranës.

Kjo lloj përzgjedhje bëhet për arsye që lëndët dhe kreditet në universitetin pritës të njihen në atë të origjinës, në të kundërt duhet të frekuentohen sërish lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!