​Llorisi kërkon falje pas arrestimit të tij

Tuesday, 11 September 2018 13:28

Portieri francez i Tottenhamit, Hugo Lloris, e ka pranuar se kishte bërë gabim kur vendosi të voziste veturën e tij në gjendje të dehur, gjë për të cilën edhe u arrestua. Ai i ka kërkuar falje të gjithë tifozëve, klubit, si dhe familjes.

Llorisi, i cili triumfoi me Kombëtaren e Francës në turneun e Kupës së Botës në Rusi, ka bërë të ditur se ai është duke e bërë më të mirën e tij për t’u përqendruar në gjërat më të rëndësishme për të, futbollin, shoqëria dhe familja e tij.

Në fund të gushtit, Llorisi ishte arrestuar në Londër pasi që ishte zënë nga policia duke vozitur në gjendje të dehur. Pas këtij incidenti, ai nuk ka luajtur më asnjë ndeshje, as për Tottenhamin e as për Francën, pasi që e ka pësuar një lëndim.

Megjithatë, ai e ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer edhe më fuqishëm pas këtij incidenti, për të cilin është penduar shumë.

“Dua t’i kërkoj falje nga zemra familjes sime, klubit, bashkëlojtarëve, trajnerit dhe të gjithë tifozëve”, ka thënë Llorisi në një deklaratë të lëshuar nga Tottenhami.

“Vozitja nën ndikimin e alkoolit është plotësisht e papranueshme dhe unë marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap të tjerëve”.

“Si të gjithë, edhe unë kam jetën time private. Bëra një gabim. E pranoj përgjegjësinë për këtë veprim. Duhet të përqendrohem në gjërat më të rëndësishme për mua, futbollin, shokët e mi, familjen time. Gjithmonë dua të dal në fushë, të kënaqem dhe të përmirësohem”. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Aktualitet

Konsumon ilaçe, gruaja në Fier i jep fund jetës

Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një dozë të madhe ilaçesh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘1 Maj’, ndërsa sipas policisë viktima është A. F...

Hapen bursat 800 euro për studentët, ja ku duhet të aplikoni

Aktualitet

Hapen bursat 800 euro për studentët, ja ku duhet të aplikoni

Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë. Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur...

Zjarri shkrumbon banesat e 6 familjeve, banorët ishin në gjumë

Aktualitet

Zjarri shkrumbon banesat e 6 familjeve, banorët ishin në gjumë

Gjashtë familje rome kanë mbetur në qiell të hapur, pasi një zjarr i fuqishëm i rënë mëngjesin e së shtunës ka shkrumbuar barakat e tyre në hyrje të qytetit të...