Në Itali dekoderat u dhanë falas, në Shqipëri qeveria ua shet 25 euro

Tuesday, 11 September 2018 14:09

Procesi i dixhitalizmit ka ndodhur edhe në Itali 6 vite më parë. Por ndryshe nga Shqipëria në Itali dekoderat janë dhënë falas nga qeveria italiane për qytetarët e vet. Pra, qytetarët italianë të cilët kanë një rrogë mesatre prej 1600 eurosh i kanë marrë falas dekoderat për televizonin, ndërsa në Shqipëri, ku paga mesatare është rreth 200 euro, dekoderat po u shiten nga qeveria, qytetarëve me çmime deri nga 25-30 euro për një dekoder.


Qeveria ka mashtruar opinionin publik sikur ka dhënë 80 mijë dekodera falas, ndërsa e vërteta është ndryshe. Ato dekodera janë tenderuar nga qeveria dhe paratë e tyre janë marrë nga xhepat e taksapaguesve. Pra, qeveria nuk ka dhënë asnjë dekoder falas.
Ajo çfarë është akoma më e rëndë në këtë aferë të pistë të qeverisë që po u vendos një tjetër taksë shqiptarëve është se paratë shkojnë për llogari të dy kompoanive të afërta me qeverinë, të cilat në përfundim të këtij procesi llogarisin që të fitojnë rreth 30 milionë euro nga xhepat e varfër të shqiptarëve.

Revoltë dhe urrejtje ka shpërthyer në rrjetet sociale ndaj Ramës, pas ndërprerjes së transmetimeve televizive në formatin analog në zonën Tiranë- Durrës në dy prej qarqeve më të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës.


Kjo reflektohet qartë edhe në faqen zyrtare të kryeministrit Rama, ku qytetarët kanë shpërthyer në revolt dhe në sharje e fyerje ndaj Ramës.
Pas kalimit nga transmetimet analoge në dixhitale në zonën Tiranë- Durrës, dhe kalimi i tyre vetëm në sinjalin digital, qytetarët janë ravoltuar pasi 80 përqind e tyre nuk kanë asnjë mundësi për të blerë dekodera.
Ndryshe nga herët e tjera, Rama ka zgjedhur që mos t’i kthehet ndjekësve që kanë shpërthyer dhe derdhur vrer ndaj tij./syri.net

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Politikë

Nishani: Qeveria nuk njeh asnjë kufi, amendimi i ligjit për TK nuk bëhet pa votimin e Dekretit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për 'Teatrin' që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin...

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Aktualitet

Dramatike/ I refuzohet azili, babai shqiptar kërcënon se do hedh fëmijët nga ballkoni

Dramat e shqiptarëve të cilëve iu është refuzuar azili në Gjermani vazhdojnë t ë shtohen. Pak ditë pasi një kryefamiljar shqiptar humbi jetën duke u hedhur nga një urë në...