Tërhiqet AMA, 24 orë pas dixhitalizimit shtyn procesin

Tuesday, 11 September 2018 14:29

AMA ka shtyrë deri në 15 Janar 2019 procesin e dixhitalizimit për qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, më pak se 24 orë nga fikja e transmetimeve analoge, ku qindra qytetarë janë detyruar që të presin me orë të tëra në pikat e shitjes për të blerë një dekoder.

Ndërkohë që AMA nuk ka dhënë asnjë sqarim se pse është marrë ky vendim, në një kohë që qytetarët janë detyruar që të presin me orë të tëra në radhë për dekoderët, shpesheherë dhe në kushtet e pamundësisë ekonomike.

Ndërkohë që Sala u shpreh se një pjesë e dekodereve që janë në treg do të verifikohen, pasi nuk plotësojnë standardet.

“Kemi detyrim nga BE që procesi i dixhitalizimit të mbyllet sa më shpejtë. Nuk ka të humbur nga ky proces. Ne do e shtyjmë atë deri në 15 Janar të vitit të ardhshëm”, u shpreh Gentian Sala.

Shumë qytetarë u shprehën dje se kostoja prej 3 mijë lekësh të reja është e papërballueshme për ta, e megjithatë edhe pse me para borxh ata ishin detyruar që ta blinin.

Ndërkohë që sot askush nuk jep llogari lidhur me dëmin, qoftë edhe emocional që këtyre familjeve u është shkaktuar.

Modifikuar më Tuesday, 11 September 2018 15:20

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!