Kufizimi i qarkullimit në Tiranë – Me nisjen e shkollës rikthehet kufizimi i orarit për mjetet furnizuese

Tuesday, 11 September 2018 15:25

Nga data 17 shtator, me fillimin e vitit të ri shkollor, rikthehet edhe kufizimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit. Kreu i bashkisë së Tiranës, gjatë takimit me drejtorët e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, theksoi se kjo masë ndërmerret për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe nxënësve, që ata të mbërrijnë në kohë në shkollë duke pasur një fluks më të ulët trafiku

“Do të rifusim në veprim regjimin e ri të trafikut, me orare për të shmangur qarkullimin e kamionëve dhe furgonëve në kohën kur nxënësit shkojnë në shkollë; po ashtu, edhe institucionet të mos shkojnë të gjitha në orën 8:00 në punë. E kam thënë, nuk mund të vlejnë patatinat dhe çamçakizat, më shumë se fëmijët. Të shkojnë njëherë fëmijët në shkolla, pastaj furgonët mund të bëjnë dërgesat e tyre, para orës 7.00 ose pas orës 9.00, që të mos kemi kaos në trafik”,

Veliaj u ndal edhe në investimet e bëra për infrastrukturën arsimore duke theksuar se do ti jepet fund mësimit me dy turne falë ndërtimit të shkollave të reja si edhe shtimin në kapacitete të atyre ekzistuese

“Unë besoj se vitin tjetër, jo vetëm mbarojnë këto që janë në proces, por brenda muajit shtator do të fillojmë themelet e para të 17 shkollave të reja. Kam përshtypjen se keni dijeni ku do të jenë shkollat e reja, pasi u kemi dhënë një fokus të madh shkollave peri-urbane sepse ato dyndin zonën e Tiranës së vjetër. Me 17 shkollat e reja që presim të hedhim themelet, shtatori tjetër të na gjejë me një pjesë të kompletuar, minimalisht nuk do flasim më për klasat me dy turne”,

Veliaj u ndal edhe te çështja e shkollave kolektive, duke nënvizuar se Bashkia e Tiranës është gati të subvencionojë transportin e nxënësve për të zhvilluar mësim në shkolla të rregullta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Aktualitet

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun. Meço është bërë zyrtarisht pjesë e...

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Politikë

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel pa praninë e opozitës. Ai shkruan se opozita ka qenë nga vitit 2013...

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Aktualitet

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!