Shtyhet seanca për vrasësit e Artan Cukut

Tuesday, 11 September 2018 17:05

U shty seanca e parë për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të pandehur për porositjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku.

Nga seanca paraprake rezultoi se drejtoria e policisë Berat dhe Fier nuk kanë kryer njoftimin e tyre për seancën gjyësore. Sipas gjykatës këto dy drejtori nuk kanë kthyer përgjigje. Gjykata vendosi ti drejtohet me ankesë Drejtorit të Policisë Ardi Veliu për moskthim pergjigje nga policia Berat dhe Fier për të kërkuarit. Seanca e radhës do të zhvillohet më 25 shtator.

Dy personat po gjykohen në mungesë. Bledar Jambelli nga Fieri ose i njohur ndryshe si Rikardo Muka, është personi i dyshuar si porositës i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, e cila me 17 prill të këtij viti ka caktuar për të masën e arrestit me burg në mungesë. Kërkimet policore për kapjen e tij deri me tani në territorin e Shqipërisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat, ndërkohë që është mësuar se ai ndodhet jashtë vendit.

Grupi i hetimit ka dalë në konkluzionin se ish-drejtori i Policisë së Vlorë, u vra për shkak të detyrës në radhët e uniformave blu.

Nga hetimet rezulton se në dhjetor të 2012, Artan Cuku e vuri në pranga Jambellin, pas dyshimeve se ishte autor i vrasjes së Armando Delajt, në shtator të po të njëjtit vit. 38-vjeçari i lindur në Mbrostar Ura, nuk rezultonte një emër i panjohur për policinë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Bota Shqiptare

Policia greke: Në 6 muaj u kapën 6 ton kanabis nga Shqipëria

Autoritetet greke thonë se në gjysmën e parë të këtij viti, ka sekuestruar më shumë se gjashtë tonë kanabis, me prejardhje kryesisht nga Shqipëria. Në raportin gjashtëmujor, të publikuar të martën...

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Aktualitet

Zhduken dy motrat adoleshente në Durrës, nëna jep alarmin

Dy motra në Durrës rezultojnë të zhdukura. Denoncimin në polici e ka bërë nëna e dy vajzave adoleshente, njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me...

Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

Globi

Merkel: BE dhe Britania janë larg marrëveshjes për “Brexit”

“Ne ende nuk e dimë se çfarë po kërkoni realisht”; kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëron se BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë ende larg marrëveshjes ndërsa i kërkon Theresa May...