Arratiset nga spitali dhe godet policët, shqiptari dënohet me 5 vite burg (emri)

Tuesday, 11 September 2018 17:21

Një 23-vjeçar shqiptar u dënua me 5 vite burgim gjatë një procesi gjyqësor me procedurë të shkurtuar në Itali.

Prokurori Marika Ponziani kishte kërkuar Mariglen Cybi, katër vjet burgim.

Por i njohur ndryshe edhe si Davide De Gaetano, shqiptari u arratis më 5 gusht të vitit 2017 nga spitali, ku ndodhej i shtruar.

Ai ishte plagosur gjatë një ndjekjeje pas tentativës për vjedhjen e një makine në Spoltore. Nën justifikimin se po shkonte në banjë, atij i ishin hequr prangat. I riu goditi oficerët duke u arratisur.

Në muajin qershor të këtij viti, ai u arrestua sërish në Romë për disa akuza, si lëndime personale, vjedhje makinash, posedim armësh, etj.

Mediat vendase shkruajnë se dikush e kishte ndihmuar atë të fshihej gjatë gjithë asaj kohe, por ende nuk dihet se kush është bashkëpunëtori.

Mariglen Cybi u arrestua në Dragonara pas një ndjekje të rrezikshme të nisur në Spoltore, ndjekje e cila përfundoi me aksidentimin e makinës. Bashkëpunëtorët e tij arritën të iknin.

Çdo gjë fillon në orën 2:00 kur një person vuri re në Spoltore, disa hajdutë që po përpiqeshin të grabisnin një makinë të parkuar në Dante. Tre patrulla policie mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Pasi u zbuluan, ata ikën në bordin e një Audi A6, i gjithashtu i vjedhur në Porto D'Ascoli. Ata u nisën me shpejtësi marramendëse në drejtim të Chieti.

Ndjekja e "çmendur" përfundoi në Dragonara, ku banditët humbën kontrollin e automjetit, duke u përplasur në pjesën anësore të rrugës. Teksa bashkëpunëtorët arritën të iknin, Cybi u arrestua. Brenda makinës u gjetën sende të shumta të vjedhura si dhe armë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Aktualitet

400 familje pa drita e ujë në Lezhë, ja arsyeja

Më shumë se 400 familje janë lënë pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm në Lezhë. Shkak për këtë janë bërë dy transformatorë, të cilët  kanë marrë flakë në fshatrat...

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Globi

Presidenti Trump mban fjalim në Kombet e Bashkuara, kritikon ashpër Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump, kritikoi ashpër Iranin në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, duke ripërsëritur se vendimi i tij për t’u tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për Iranin, ishte...

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në SHBA, arrestohet autori i dytë

Policia amerikane ka arrestuar një tjetër person, pasi dyshohet se ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Grei Frashërit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 shtatorit në New York. Mediat...