Së bashku për shoqërinë, njerëzit, mjedisin jetën

Tuesday, 11 September 2018 18:13

Nga Silvio Pedrazzi

Për të katërtin vit radhazi, Shoqata Shqiptare e Bankave ka kënaqësinë t’ju ofrojë një këndvështrim më të plotë lidhur me arritjet në këtë sektor dhe progresin e shënuar në fushën e qëndrueshmërisë gjatë vitit që lamë pas. 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ-të) na ofrojnë një kuadër për zhvillimin e qëndrueshëm. Kemi ende shumë sfida për t’u përballur dhe shumë punë për të bërë, por ndihem shumë krenar për atë që kemi arritur deri më tani dhe ndikimin pozitiv që po shënojmë.  Nëse i kthehemi sërish vitit 2017, përfshirja e OZHQ-ve në rrënjët e biznesit dhe në ciklin e raportimit u ka dhënë mundësinë bankave që të përqendrohen në kristalizimin e

vlerave të dukshme të përbashkëta. Ky angazhim për përfshirje efektive kërkon shumë kohë, sinergji dhe vullnet të mirë. Mund të përmendim disa shembuj se si bankat po marrin pjesë në krijimin e pasurisë, hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e punonjësve, përmirësimin e rregulloreve dhe sigurimin e mundësive të barabarta. Raporti pasqyron qartë se bankat në përgjithësi mbështesin pothuajse të 17-të objektivat, por ato për shëndetin dhe mirëqenien, arsimin cilësor, inovacionin dhe infrastrukturën, si dhe për komunitete dhe qytete të qëndrueshme janë ato që kanë tërhequr më shumë vëmendje nga pikëpamja e financimit.

Për t’i bërë më konkrete këto veprimtari përmes shifrave, vërejmë se kontributi i sektorit bankar në shoqëri gjatë vitit 2017 arriti në vlerën 1,200,000 euro. Përveç kësaj, kontributi ynë ka bërë të mundur që shumë njerëz të kenë akses në produktet e energjisë, investime në teknologji miqësore ndaj mjedisit, financime për bujqësi të qëndrueshme, produkte kredie për t’u ardhur në ndihmë familjeve të planifikojnë dhe

financojnë kostot e arsimimit, programe që mbështesin gratë në tregun e punës, mbështetje për nisma dhe ide novatore, përmirësimi i kushteve dhe zhvillimi i ideve të reja. Dhe jo vetëm kaq. Sponsorizimet dhe donacionet e ndryshme

vazhdojnë të mbeten pjesë e përgjegjësisë sociale të korporatave, sidomos në fushën e kulturës, artit dhe sportit. Përgjegjësia sociale korporative, së bashku me veprimtarinë bankare, janë dy shina që ecin paralelisht, por në këtë botim ju kemi paraqitur përgjegjësinë sociale të korporatave nga një këndvështrim i veçantë. Më shumë vizibilitet, më pranë komunitetit, më shumë përgjegjësi! Bankat janë pjesë e shoqërisë dhe ekonomisë. Dhe roli i tyre në të dyja është i ndjeshëm, i dukshëm dhe i vlerësueshëm. Veç kësaj, bankat e shikojnë të dobishme komunikimin me anë të OZHQ-ve dhe po përdorin botimet, faqet e internetit ose mediat sociale në mënyrë që të përcjellin ecurinë e tyre në lidhje me OZHQ-të.

Bashkëpunimi ndërmjet sektorëve të ndryshëm të shoqërisë, duke zbatuar OZHQ-të, do të parashtrojë nevojën për zhvillimin e formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet

sektorit publik, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Teksa hedhim vështrimin drejt objektivave të qëndrueshëm, mbetemi të përkushtuar për të ofruar rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë dhe ndikime afatgjata sociale dhe mjedisore në të gjithë vendin. Bankat anëtare të AAB-së janë gjithmonë

të gatshme të punojnë me të gjitha institucionet për t’i bërë

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të prekshme për të gjithë. Me besimin se ky botim është një vlerë e shtuar e përvojës tashmë të fituar në këtë fushë dhe se ju do ta gjeni atë të vlefshëm, ju uroj lexim të këndshëm!

Autori është Kryetar Shoqata Shqiptare e Bankave

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...