4 ditë para hapjes së shkollave, librat shkollorë me mungesa

Tuesday, 11 September 2018 18:45

Shitja e teksteve shkollore, sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit ka nisur prej rreth 2 javësh, për të përfunduar më 17 shtator, kur do të nisë viti i ri shkollor.

Por, kur kanë mbetur vetëm 4 ditë kohë për të furnizuar nxënësit me libra, prindërit janë të revoltuar nga kjo sorollatje disa javore, që i ka shkëputur edhe nga puna dhe përsëri nuk i kanë blerë të gjitha tekstet.

“Duam t’i kemi të gjitha tekstet në një vend, vajtëm te shkolla morëm pak libra, erdhëm këtu pak libra, në një shkollë tjetër do marrim pak libra. si jua argumentojnë këtë? kjo tha i kemi për shkollat tona. nuk na e dha frengjishten dhe matematikën , dmth librat shkoj në 4 librari për ti marrë” – Kemi jetuar jashtë shtetit, i marrim çdo gje nëpër klasa, pa lekë, blejmë vetëm fletore, lapsa dhe stilolapsa, është turp i madh që të na torturojnë në këtë gjendje , i marrim me para po vetëm të na i japin në shkolla, nëpër klasa me listë dhe i japim paratë, jo në këtë gjendje, kemi 1 javë që vijmë vërdallë dhe nuk po gjejmë dot librat”, shprehen disa prej qytetarëve.

Ndryshimi i çmimit të librave shkollorë nga njëri vit në tjetrin është një tjetër fakt që rëndon mbi prindërit, ata që gjithmonë thonë se ka rritje, por që nuk kanë zgjidhje tjetër

“mungonin dhe shumë libra, si historia, sociologjia, psikologjia. a dalloni diferencë nga viti i kaluar? Janë rritur çmimet? shumë, pothuajse 30%. unë jam përgatitur për 150 mijë lekë, a e përballoni dot? po tani, nuk do i lejmë pa shkollë kalamajtë, do i përballojmë”, shprehen të tjerë. TCH

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

Globi

Trump akuzon Kinën se po ndikon në zgjedhje duke sulmuar bujqit dhe punëtorët amerikanë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar të martën Kinën për tentim të ndikimit në zgjedhjet për Kongres, që mbahen në muajin nëntor në Shtetet e Bashkuara. Ky supozim ka shtuar një...

Rritet bilanci: 81 të vdekur nga Uragani Mangout, 59 të tjerë ende të zhdukur

Globi

Rritet bilanci: 81 të vdekur nga Uragani Mangout, 59 të tjerë ende të zhdukur

Numri i të vdekurve nga Uragani Mangout që goditi Filipinet është rritur. Sot, autoritetet folën për 81 të vdekur, por ky numër mund të rritet më tej, pasi ekipet e shpëtimit...

Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori

Aktualitet

Vrasja e bariut në Tropojë, identifikohet autori

Një ditë pas vrasjes së 69-vjeçarit Tahir Bajraktari në Tropojë, policia ka identifikuar autorin e ngjarjes me inicialet N.L, 54 vjeç  dhe po punon për kapjen e tij. Policia bën me...