Burg përjetë për greken, vrau me thikë shqiptarin në Kretë

Tuesday, 11 September 2018 18:54

Një 27-vjeçare greke, e cila në dhjetor të vitit 2017 vrau shqiptarin Valton Loka është dënuar me burgim të përjetshëm.

35-veçari shqiptar u vra nga fqinja e tij në Kretë. Kujtojmë se vajza e re ishte përdoruese e drogës, ndërsa fqinji i saj, Valtoni, kishte shkuar në banesën e saj t’i ofronte ndihmë, pasi ajo po bërtiste.

Pavarësisht tentativës së tij për ta ndihmuar, babai i dy fëmijëve, 15 dhe 7 vjeç u qëllua barbarisht me thikë.

Edhe pse fqinjët njoftuan menjëherë ambulancën për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, plagët e marra rezultuan fatale për shqiptarin.

Ndërkohë, në seancën gjyqësore të sotme autorja sulmoi me fjalë të ashpra bashkëshorten e viktimës, madje u desh ndërhyrja e policisë që të qetësonte gjakrat. Familja shqiptare është larguar nga Ksiropotamo Iraklio ku banonte shume vite menjëherë pas tragjedisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...