Analiza gjaku për orën biologjike

E mërkurë, 12 September 2018 11:49

Ora biologjike e çdo personi mund të përllogaritet përmes një analize të thjeshtë gjaku. Rezultatet mund të jepen brenda 90 minutash. Metoda e re e përllogaritjes është zbuluar nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit Veriperëndimor të Ilinoisit.

Përllogaritja e orës biologjike konsiderohet e nevojshme nga mjekët për t’i bërë më efektive kurat për sëmundje të ndryshme. Shkencëtarët thonë se organizmi i çdo njeriu dallon nga ato të të tjerëve dhe mënyrat e funksionimit janë të veçanta. Besohet se për ndërhyrje të ndryshme mjekësore si kimioterapia, apo ilaçet e tensionit bëjnë më tepër efekt kur merren në orare të caktuara, atëherë kur organizmi i pacientit i absorbon ato më mirë.

Për këtë studim u eksperimentuar mbi 1 mijë kampione gjaku të 73 personave. Ekzistenca e orës biologjike, në gjuhën shkencore “ritmi cirkadian” u vërtetua nga 3 shkencëtarë gjenetistë amerikanë, të cilët vitin u vlerësuan me çmim Nobel në mjekësi. Ata zbuluan molekulat që e drejtojnë këtë proces./Klantv

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!