Alarmi i digave – KESH: 250 mijë vetë në rrezik

E mërkurë, 12 September 2018 13:38

Rreth 250 mijë vetë janë të rrezikuar, si pasojë e mungesës 40-vjeçare të investimeve në portat e shkarkimit të hidrocentralit të Komanit”. Alarmi është dhënë nga drejtori i Menaxhimit të Projekteve për Sigurinë e Digave pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Fatos Bundo gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku po diskutohej marrja e një huaje prej 12 mln euro për rritjen e sigurisë në diga. Sipas Bundos, niveli maksimal i lejuar i shkarkimit është 800 litër, ndërkohë që aktualisht në Koman shkarkohet 4 herë më shumë.

Po ashtu, si pasojë e rrjedhjes së portave çdo ditë KESH humbet 2 MW energji, duke shkaktuar dhe dëm financiar për kompaninë.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi marrjen e huasë prej 12 milion eurosh, që parashikon rehabilitimin e agregatit nr.4 dhe 1 në HEC Koman si dhe rehabilitimin e portave të shkarkimit dhe remonteve në këtë hidrocentral dhe në atë të Fierzës. Zbatimi i këtij projekti pritet të sjellë rritje të sigurisë së digave të hidrocentraleve në Kaskadën e lumit Drin si dhe rritjen e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike. Ai do të bëhet nga KESH, deri në vitin 2020.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

"Opozita do të dalë shumë shpejt në rrugë"

Politikë

"Opozita do të dalë shumë shpejt në rrugë"

Për herë të parë, një lider i partive të opozitës ka treguar se çfarë diskutohet në mbledhjet me dyer të mbyllura. Duke folur në studion e SYRI.net, Kryemadhi ka treguar se...

Ndalohen ish-drejtori i Spitalit Berat dhe juristi

Aktualitet

Ndalohen ish-drejtori i Spitalit Berat dhe juristi

Ne kuader te nje procedimi penal te vitit 2018 jane ndaluar shtetasit Idlir Frasheri , ish Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, i dyshuar për veprën penale te “Shperdorimi i detyres...

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Politikë

Sekuestrohen mbi 4 mijë paketa cigare e miliona lekë, dy në pranga

Një sasi prej 4100 copë paketa cigaresh dhe një shumë e konsiderueshme parash prej më shumë se 4 milionë lekësh, janë sekuestruar nga policia gjatë një operacioni të koduar "Ndjekja". Në...