Tragjedi mjedisore në brigjet e Adriatikut

E mërkurë, 12 September 2018 13:39

Nga Dr. Selman Mëziu

Toka po na rreshqet nën këmbë.

Dallgët e shkumbëzuara turreshin si të çmendura mbi brigjet prej rëre. Ato kishin sjellur prej larg mbeturina gjithfarshe dhe ai poi flakte me turr, jashtë gjirit të vetë në plazhin prej rëre dhe në brezin mbrojtës prej pishash gjashtëdhjetë vjeçare. Rrënjët e tyre dhe kurorat e rrëzuara, rriheshin pa pushim nga dallgët e adriatikut të zemëruar, këtu në brigjet e tijë  në Rrushkull të Durrësit. Shikoi këto peisazhe të shëmtuara  pa të zotë dhe pyeta veten:  A ka shtet ky vend që zbaton ligje, që kontrollon këto kafshime, që kujdest për tokën, ujrat, pyjet, livadhet që edukon njerëzit etj.?
1-Marrëzit e fshatarit e qytetaritshqiptar
Kur enët prej druri, alumini, bakri etj. u zëvendësuan me ato të kauçuçeve një përdorimshme, atëhere mjedisi ndryshoi fytyrën e përbërjen molekulare, por, edhe njeriut, iu përdhos ndërgjegja. Pikërisht kjo ndodhi kur shqipëria filloi të hyjë në anarshinë demokratike.
Mbeturinat toksike, shiringat, gomat e karrocave e të makinave, shishet të të gjitha ngjyrave e madhësive, hidheshin në oborre, livadhe, pyje, përrenj, lumenj etj.  E më shumë se gjysma notonin kilometra të tana duke ndotur brigjet e lumenjëve e përrenjëve, pjesa që nuk shpëtonte kacavjerjeve, përfundon në det. Pra koncepti i pa llogjik, i pa kulture e edukat që : ‘’Hidhni mbeturinat, me qese, makina zetora etj. në brigjet e përrenjëve  lumenjëve se i merr uji!,, Ka shkaktuar këtë peisazh fëlliqësirash, këto pamje të shëmtuara, këto mjedise të helmëta e vdekje prurëse për kafshët e ujit të detit, të tokës e mbi tokës. Eci brigjeve të ngushta prej rëre dhe më duhet të hedh kamën me kujdes, nga tullat, shtizat e hekurit, të sfungjerave, shisheve, këpucëven  e sandaleve, këmishave të neilonta apo fshesat me e pa bishta kauçuku e mijëra mbetjesh urbane që shërbejnë si bartëse të ushqimeve të konsumit të përditshëm apo mbeturina prodhimesh industriale e ndërtimi, spitalesh, punishtesh.
E vetëtimthin ashtu i vrarë shpirtërisht, i dërmuar moralisht më lind pyetja:  Po kur o shqiptari i shqipërisëdo të komandosh veten për tu sjellur e vepruar me kultur, për të ruajtur shëndetin tënd, për të mbajtur pastër vendin ku punon e jeton, për të menduar shumë larg e plotë mirësi e kulturë edhe për bregdetasit Durrsak, Lezhian, Vlonjat, Sarandiot etj.?Pamjet monstruoze më kanë minosur besimin në një të ardhme më të mirë.
2- Perse deti kafshon brigjet? 
Sepse neve si popull që jetojm, në male e brigje, kodrina qytete, i dogjëm, i preme pyjet, i gërryem me skavatore dhe tani po ndëshkohemi edhe nga moskujdesja për tokën, ish bujqësore, livadhore, pyjore etj. Nuk e punojm e kultivojm, tokën arë,sepse shteti akoma  na shikon me syrin e njerkës. Nuk na vlerëson, nuk bashkepunon, nuk përkujdest për bujkun pemtarin, pyllin, pylltarin. Veçanërisht pylltarët kanë mbetur si lakuriqët e natës në shpella,edhe pse të diplomuar e të paisur me dije, me arsimim, me kulturën profesionale e të përgjithshme.
Premë me sopata e motosharra, njëkohesisht i dogjëm mijëra e mijëra hektar pyje, duke lakuriqësuar malet, kodrinat, luginat dhe kështu  tokën e sulmuan gjithe uri e egërsisht ngricat, erërat, shirat bora, duke i pregatitur asaj arkivolin drejt detit, Çdo vit 80.5 miloin ton tokë transportoheet drejt detit të cilat shkaktuan fryerjen,  zmadhimin e grykëderdhjevetë lumenjëve të Bunës, Drinit, Matit, Shkumbinit, Semanit, Vjosës, Erzenit etj. Deti kërkon hapsira të reja, sepse ne tërthorazi ia rrëmbyem atë, atëhere ai egërsohet  me tajfunet e zemëruara të dallgëve ku forca e tyre gërryen brigjet me gjithëçka. Për pasoi, me mijëra hektar pishnaja të ideuara, projektuara pjesërisht edhe të zbatuara nga Docient Ilia Nako të vazhduara nga inxhinieri tanima 90 vjeçar Vehbi Dermani po i shkul megjithë rrënjë gjithë bimësinë. Duhet të gjykojm gjithashtu se aty u derdhënrrëke djerse, dije, mundi e sakreficat e dhjetra inxhinierëve e teknikë pyjesh, punetorësh e koperativistesh, pothuajse në 3500 ha. breza bregdetar.
Ndihmesë ka dhënë, gjithashtu ngrohja globale, ku po ngrihet niveli i ujrave dhe oqeanëve nga shkrirja e akullnajave të Oqeanit të Ngrirë të Veriut etj. duke shtuar sasine e ujrave, ngritjen e nivelit te oqeanërave e deteve. Prandaj dallgët e shumta me plotë egërsi e pangopësi, rrahin vazhdimisht plazhet e brezat mbrojtës të adriatikut duke lënë mbeturinat e marrë  me vete tokën rërën e brigjeve.
E ndërsa qindra pisha pesëdhjetë - gjashtëdhjetë vjeçare shkulen  pa mëshire, e qindra hektar plazhe zhduken pa u vënë re, askush nuk e vëzhgon, askush nuk jep alearmin STOP, askush nuk kryen matje, studime, askush nuk merr masa parandaluese me argjinatura etj.
3.Zbutja e kafshimeve të plazheve e brezave pishnajore 
Janë dhjetra zgjidhje, me vepra hidroteknike të përmasave të ndryshme  të ndërtuara përgjatë brigjeve të cilat mund të ndalohet hovi gllabërues i ranishteve e brezave mbrojtes të pishnajave.
Përvoja inxhinierike e hollandezëve, francezëve, gjermanëve, pse jo katedrat e inxhinierive te ndërtimit etj. mund të shërbejn si modele, ose të hartojn projekte solide të afta përtë ndaluar vrullin shkatrrimtar të  tyre.
Pra nuk ka as më të voglin dyshim se mund të ndalohet ky shkatërrim barbar nga projekte të kryera prej inxhinierëve të veçantë apo grupe të tilla projektimi e zbatimi.
Ndërsa masa të tjera përzbutje të dëmtimeve, përfshinë:
Ruajtja e mbrojtja e pyjeve shqiptare nga prerjet, zjarret, po kështu edhe të livadheve e tokave bujqesore të braktisura ku kanë filluar të vegjetoin bimësia barishtore, shkurrore e drunore.
Ndërhyrja me prita malore të thejeshta prej gardhesh ose muresh të thata ose me çimento,  pritave malore  përgjatshtretërve të përrenjëve, lumenjëve duke u shoqëruar me pyllëzime shkurresh dhe drurësh, brigjet dhe depozitate tyre.
Ndërhyrja me pyllëzime në faqet e maleve  kodrinave që sapo kanë filluar gërryerjet e shkallës së parë dhe të dytë me lloje të ndryshme si Akacia, hipofaja, arra, gështenja, pishat etj. lloje qëzgjidhen duke marrë në konsiderat kushtet klimatike e toksore.
Masa të tjera të tërthorta janë shkruar e paraqitur projekte e propozime psh. reforma të thella në organizimin piramidal të qeverisjes së pyjeve, në pronësitë mbi ato, në hartimin e ligjeve të reja të zbatueshme nga kujdestarët e pyllit për mbrojtjen e shtimin e pyjeve përmes projektesh e planesh afat shkurtëra e afat gjata.
Zbatimi me rreptësi i ligjeve e rregullave mbi hapjen e rrugëve automobilistike dhe autostradave sipas standarteve evropiane. Disiplinimi apo ndalimi rreptësisht i marrjes së zhoverreve e ranave të madhiësive të ndryshme në shtretërit e lumenjëve dhe përrenjëve.
Këto janë disa nga masat urgjente për zbutjen e  ndalimin e  kafshimit të brigjeve të detit Adriatik nga dallgët e forta shkaktare te shkatrrimit të plazheve të Rrrushkullit deri në Hamall, dhe në brigjet e Parkut Kombëtar ‘’Kune-Vain-Tale,, të Lezhës.
4-Cilët e kanë përgjegjësinë për këte tragjedi mjedisore?
Gjithë ky indiferentizëm, e ka fillesën tek shteti, qeveritë e krijuara, me funksionimin më të keq të cilat nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur mjedisit në përgjithësi, e pyjeve në veçanti. Asnjëra nuk ka angazhuar specialistët e pyjeve në qeverisjen  e mirëadministrimin e pyjeve.
Sot për këtë indiferentizëm të pafalshëm e kriminal, me pasoja katastrofike për banorët bregdetas dhe mbarë popullin e ka Qeveria e epublikës të Shqipërisë e kryesuar nga Edi Rama, Me pas ajo zbret tek Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, dhe së fundi përfundon tek Axhensia Kombëtare eMjedisit e cila ka një sektor të veçntë për bregdetin.Të cilët me sa duket nuk ndjejnë as përgjegjësinë ligjore, profesionale, e ndërgjegja nuk i vret absolutisht se çdo vit ne brigjet e Adriatikut zhduken qindra hektar bregdet.
Te gjitha këto halllka, institucione janë përgjegjëset kryesore ku çdo ditë, muaj e vite zhduket brezi mbrojtes prej pishave, i cili mbron tokat bujqësore nga erërat ngarkuar me kripëra, si dhe zvoglohet pa ndalursiperfaqja e plazheve.
* * *
Ndërsa në më shumë se gjashtëdhjetë metra shikoi siluetat e disa bunkerëve që mbulohen e shtrohet nga dallgët dhe qindrapisha të rrëzuara të cilat iu nënshtrohen shpërlarjeve nga shkuma e uji i kripur i detit.  Ndërsa sa kaq një dallgë e fort më mori rërën e lymin nën këmbët e mia dhe sa nuk  u rrëzova.
Deti me plotë energji e forca të verbërta,po punon për përmbytjen, zhdukjen një herë e përgjithmonë të pasurisë kombëtare tokës, drurëve, rerës së plazheve. Ndërsa unë vetëvetiu shtrijë krahët, shtërngoi grushtet e nofullat, ndaloi paksa frymarrjen, sakaq pyes veten : Cilin të godas, dallgët që nuk ndjejenë azgjë, pishat e thara me boçet e mbetura si kokrra lotësh të të mjerëve buzë vdekjes, apo rerës që po mbytet nga uji i shkumëzuar??

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...