200 milionë euro nga fasonet – Rritje me 35% krahasuar me një vit më parë

E mërkurë, 12 September 2018 13:43

Sektori i fasoneve i ka sjellë ekonomisë shqiptare 200 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, të ardhurat nga shërbimet e përpunimit të mallrave të porositësve jashtë vendit u rritën me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Fasonet ngelen kolona kryesore ku mbështeten eksportet shqiptare, me rreth 44% të volumeve totale vjetore.

Ky biznesi i rezistoi mirë krizës dhe në dekadën e fundit përgënjeshtroi parashikimet për një perëndim gradual, si pasojë e konkurrencës nga tregjet e Azisë dhe Europës, ku krahu i punës është edhe më i lirë. Ai është i përqendruar kryesisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë, por, në vitet e fundit, ka një zgjerim të spektrit të produkteve që prodhohen në Shqipëri.

Një degë e rëndësishme e industrisë fasone është edhe përpunimi i produkteve të detit dhe sidomos i açugeve. Fasoneria ka hyrë edhe në degë më specifike dhe që kërkojnë një shkallë relativisht të lartë specializimi, si për shembull elektromotorët. Në total, ekonomia shqiptare përfitoi në gjysmën e parë të vitit 2018, 520 milionë euro nga shërbimet e eksportuara.

Pjesën kryesore e zënë pikërisht fasonet dhe turizmi, por këtyre iu shtohen edhe shërbimet që nuk lidhen me përpunim të mallrave, si shërbimet call center apo ato të teknologjisë së informacionit për kompani të huaja.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Aktualitet

Përse duhet mbështetur një kauz e drejtë, lexoni pastorin gjerman

Përse duhet mbështetur një protestë e një kauze të drejtë? Lexoni “ They first came...” të pastorit gjerman Martin Niemöller. Ne fillim erdhen... -Ne filim erdhen per komunistetUne nuk fola se nuk...

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Sport

VIDEO/ Tifozët shqiptarë zbresin në fushë

Më shumë se goli, tifozët shqiptarë i ka gëzuar prania e yllit të Realit, futbollistit të Uellsit Gareth Bale. Pak çaste pas përfundimit të ndeshjes një situatë e pazakontë është...

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Globi

600 policë italianë për 8 vila të paligjshme të mafias

Policia italiane konfiskoi tetë vila të ndërtuara në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e mafias në zonën e Romës. Plot 600 agjentë policie u angazhuan për këtë mision, kundër një klani...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!