Gjiganti i vlerësimit të kreditit, Moody`s kritika PPP-ve – Përbëjnë rrezik fiskal

E mërkurë, 12 September 2018 13:51

Gjiganti i vlerësimit të kreditit, Moody`s ka mbajtur të pandryshuar notën e borxhit Sovran të ekonomisë shqiptare, në B1 me perspektivë të qëndrueshme, e po ashtu edhe pjesa dërrmuese e indikatorëve makroekonomikë, me përjashtim të projeksioneve për ecurinë e çmimeve të konsumit. “Scan” ka siguruar ekskluzivisht raportin, ku thuhet ndër të tjera se, ritmi i kënaqshëm i ekonomisë shqiptare pritet të vazhdojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit, duke marrë shtysë nga kërkesa e fortë e brendshme.

Ndër të tjera, Moody`s, projekton që vitin e ardhshëm me shumë gjasa do të çelen formalisht negociatat për anëtarësim në union, gjë që do të ketë një ndikim mjaft pozitiv në ekonominë e vendit në terma afat-gjatë. Sa i përket projeksioneve, ato mbeten të pandryshuara, në 3.9% rritje këtë vit dhe 4% vitin e ardhshëm. Rritja ekonomike, thotë me tej Moody`s, do të ndikohet edhe nga aftësia e qeverisë për të përthithur investime të huaja direkte, si dhe vullnet për të vijuar me reformat strukturore.

Projeksionet për ecurinë e borxhit publik ndërkohë flasin për një nivel në 71.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit, për të zbritur nën 70% vetëm vitin e ardhshëm. Risia kryesore e raportit të Moody`s, mbetet kritika e hapur ndaj PPP-ve. Gjiganti i vlerësimeve i bashkohet kështu institucioneve të tjera ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, duke thënë se shkalla e lartë e përhapjes së skemave të partneritetit publik privat, mungesa e kornizës rregullatore si dhe funksionimi i ofertave të pakërkuara përbën një rrezik fiskal.

Moody`s sqaron se, bëhet fjalë për mbi 200 kontrata të tilla të nënshkruara me një vlerë në të paktën 37% të PBB. Kjo është hera e parë që një rrezik i tillë që buron nga PPP nënvizohet nga Moody`s, një ndër tre agjencitë më të mëdha të vlerësimit në botë,së bashku me Fitch dhe Standard and Poor`s. TV Scan

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 13:56

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktualitet

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi...

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Show-biz

Greta Koçi tregon si e ngacmoi futbollisti i kombëtares

Greta Koçi për sa i përket jetës private ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe asnjëherë nuk kemi mësuar asgjë për ndonjë marrëdhënie të saj dashurie. E ftuar në “Xing me...

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Bota Shqiptare

Shqiptari sulmohet barbarisht në mes të New York-ut (VIDEO)

Një i ri shqiptar ka rënë pre e një sulmi, teksa po kalonte në trotuar. Sulmi ka ndodhur në lagjen Allerton në Bronx të New York ditën e djeshme, nga...