Video/ Pensionistët pakënaqësi në marrjen e pensionit: Nuk vjen në kohë dhe na mbahet 100 lekë çdo muaj

E mërkurë, 12 September 2018 14:02

Në njësinë administrative Sheze në rrethin e Peqinit pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara i marrin pensionet dhe pagesat mujore me vonesë. Kjo situatë i  ka vënë në vështirësi ekonomike këto familje, që mezi presin datën të blejnë ushqime dhe të kryejnë pagesat mujore. Shkak për këtë është bërë mungesa e punonjësit të filialit të postës i cili nuk është vendosur ende përfundimisht. Për këtë qëllim deri në vendosjen e tij filiali i postës në Peqin ka caktuar një punonjës për ndarjen e pensioneve me grafik. Por banorët kanë ankesa për moskorrektësinë në shërbimin e përcaktuar në ligj.

Bëhet fjalë për rreth 500 pensioniste dhe rreth 50 persona të tjerë me aftësi të kufizuar të cilët marrin pagesen mujore apo atë të invaliditetit. Sipas pensionisteve asnjë nga punonjesit e postës nuk ka pranuar të punësohet në zyrën postare  të fshatit për arsye se pagesa mujore është tepër e ulët, vetëm 10 mijë lekë të reja në muaj. Ata shprehen se për të kompensuar këtë pagesë në ditën e marrjes së pensionit pensionisteve dhe personave me aftësi të kufizuara, punonjësi i postës që vjen nga Peqini u mban nga 100 lekë të reja për person, si kompensim të pagesës së tij.

Administratori i njesise administrative Shefqet Cullhaj  thotë se ky problem ka krijuar pakënaqësi të mëdha tek pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar. Ai thotë se shpesh është hasur me shqetësimet e banorëve , por sqaron se shërbimi postar nuk është në varësi të njësisë administrative, por postës shqiptare.

Në këto kushte këta pensionist dhe invalid detyrohen në diell dhe në të ftohtë të qëndrojnë në radhë për të marrë pensionin, madje të paguajnë individualisht punonjësin e postës vetëm që ky tu shpërndajë paratë që u takojnë me ligj./faxweb.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Politikë

Basha flet se kush do të jetë kandidati i PD për Tiranën

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ndodhur përballë një panel;i gazetarësh në emisionin ‘360 gradë’ foli dhe për kandidatin që do të përfaqësojë opozitën ën zgjedhjet lokale të vitit të...

Gati marrëveshja për BREXIT

Globi

Gati marrëveshja për BREXIT

Teksti i Traktatit të Daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian është gati dhe do t’i prezantohet qeverisë britanike të martën. Lajmin e dha kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier.  “Parametrat...

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Aktualitet

Unaza e re, Basha: 317 familje pa nxirren nga shtëpitë me një kryq

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në studion e "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi të padrejtë shembjen e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!