Artistët dhurojnë gjak, Presidenti Meta: Veprat tona, shembulli më i mirë i humanizmit

E mërkurë, 12 September 2018 14:36

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot i pranishëm në një seancë të dhurimit të gjakut nga artistë, gazetarë e figura të shquara publike, të organizuar në klinikën “KEIT” nga Kryqi i Kuq Shqiptar në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Presidenti i Republikës theksoi në fjalën e tij se: “Sot kam një falëndërim të veçantë për këtë grup të mrekullueshëm artistësh, sportistë e gazetarë të mirënjohur, që iu bashkuan me vullnetarizëm kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut.

Me aktin e tyre, për t’iu bashkuar “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”, ata treguan edhe sot se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare, humanizmin dhe solidaritetin, vlera që ne i kemi në genet tona. Prandaj e theksoj gjithmonë se Shën Nënë Tereza nuk është rastësish shqiptare.

Shqiptarët i kanë këto vlera, por kemi nevojë gjithmonë t’i zhvillojmë, t’i rizgjojmë sepse në këtë mënyrë do të garantojmë, përmes një procesi të sigurtë, dhurimin plotësisht mbi baza vullnetare të gjakut.”

Ndërsa bëri apelin publik për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve që të dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë njerëzore në shenjë humanizmi e solidariteti, Presidenti i Republikës u shpreh: “I ftoj të gjithë, veçanërisht të rinjtë e të reja, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut dhe të mbështesin këtë kauzë!”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Basha: Rama e Vuçiç, sponsorë të planit të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj idesë së shumëdebatuar të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Lulzim Basha akuzoi...

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...