Ngarkesa 1.5 ton, gjykata greke 50 vjet burg për baronët shqiptarë të drogës

E mërkurë, 12 September 2018 14:52

Plot 50 vjet burg dhe gjoba mijëra euro janë dënimet e dhëna nga gjykata e Pierut këtë të martë për një grup trafiku ndërkombëtar droge, pjesë e të cilës ishin edhe shqiptarë.

Në prill të2017-ës, u sekuestrua një sasi prej rreth 1.5 ton drogë.

Ndjekja në det

Sipas prokurorisë greke, më 7 prill 2017, anëtarët e organizatës kishin shkarkuar ngarkesën e drogës në bregdetin italian dhe u kapën pas një ndjekjeje në ujërat e Greqisë. Ndjekja u realizua me anije, helikopterë dhe pjesëmarrjen e snajperëve. U shënuan edhe të shtëna me armë zjarri. Në fund, tre skafistë shqiptarë u arrestuan. Sipas autoriteteve italiane, vlera e ngarkesës së drogës arrinte në 10 milionë euro.

Bisedat e transkriptuara të autorëve të përfshirë në dosje konfirmuan pjesëmarrjen e tyre aktive në trafik.

Dënimet e dhëna nga gjykata penale 3-anëtarëshe e Pireut

– Si drejtues të grupit, gjykata e Pireut tregoi dy shqiptarë, baronë të trafikut të drogës, të cilët u dënuan me 23 dhe 24 vjet burg dhe 100,000 euro dhe 250,000 euro respektivisht.

– Tre shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në bordin e gomones që shkarkuan drogën në Itali e më pas u nisën drejt Greqisë. Dy prej tyre u dënuan me 14 vite burgim, ndërsa një tjetër me 13 vite burgim. Pas shlyerjes së dënimit, do të depërtohen në Shqipëri. (Emrat e tyre nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave greke).

Siç raporton “Zougla”, të pandehurit i shpëtuan dënimit përjetë vetëm sepse më parë nuk rezultuan të përfshirë në aktivitete kriminale.

– Një avokat i njohur në Pire u shpall fajtor si bashkëpunëtor dhe u dënua me 14 vjet burgim dhe një gjobë prej 70,000 euro.

– Një nga dy preh vëllezërve grekë të arrestuar në vrazhdën e hetimeve, biznesmenë në Athinë, u dënua me 13 vjet burg me një gjobë prej 60,000 euro. Vëllai i dytë u lirua.

– Shtetasi i katër grek, i cili u arrestua dhe ishte një operator vinçi i angazhuar në transferimin e anijeve, u dënua me 13 vite burgim me një gjobë prej 60,000 euro.

Trafikanti shqiptar që bënte bamirësi

Anëtarët e grupit u angazhuan në transportimin madhe të sasive të mëdha të narkotikëve midis Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, me qëllim lëvizjen e tyre të mëtejshme në Evropë, u tha në gjykatë.

Avokati i një prej shqiptarëve të dënuar, tha se klienti i tij është i angazhuar edhe në filantoropi.

Michalis Dimitrakopoulos, theksoi se klienti i tij ndihmon financiarisht fondin filantropik të famullisë në Amphiali, një vendstrehimi për fëmijë në Ampelokipi, Selanik dhe Klubin e bamirësisë “Elpida”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shpifi për taksat, Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës

Aktualitet

Shpifi për taksat, Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës

Sot është zhvilluar seanca e radhë në Gjykatën e Tiranës në lidhje me padinë e Shkëlzen Berishës ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Djali i Ish-kryeministrit Sali Berisha...

Zbulohet foto e viktimës që qëllua me 8 plumba në Shkodër

Aktualitet

Zbulohet foto e viktimës që qëllua me 8 plumba në Shkodër

Është zbuluar fytyra e personit që u ekzekutua me plumb në kokë paraditen e kësaj të mërkure në markatën e “rusit” në Shkodër. Fotoja e mëposhtme publikuar nga Top channel është...

Digjen 12 hektarë sipërfaqe pyjore në Bulqizë, nuk ka ndërhyrje të zjarrfikësve

Aktualitet

Digjen 12 hektarë sipërfaqe pyjore në Bulqizë, nuk ka ndërhyrje të zjarrfikësve

Një zjarr i madh i aktivizuar që prej ditës së djeshme ka djegur rreth 12 hektarë sipërfaqe pyjore në fshatin Zerqan të Bulqizës. Zjarri vijon të djegë sipërfaqe pyjore, ndërsa nuk...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!